Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Vëllai i Valon Berishës grumbullohet tek Norvegjia për shkak të Covid-19

Vetëm për të mos hequr dorë nga sfida ndaj Austrisë, Kombëtarja e Norvegjisë ka vendosur të mos grumbullojë asnjë të ekipit të parë që janë vendosur në karantinë nga shteti ndaj edhe u detyruan që të bënin listë të re.

Shumë futbollistë të rinj, shumë nga ekipi U-21, disa debutues por edhe njohje të vjetra, Trajneri do të jetë Leif Gunnar Smerud, që është aktualisht tekniku i Norvegjisë U-21.

Nëse do të akordohet fitorja në tavolinë kundër Rumanisë por jo pikë penalizimi, ndaj Austrisë do të jetë si një finale për Norvegjinë, për t’u ngjitur në Ligën A të Nations League.

Po, për t’ia dalë Norvegjia do të ketë nevojë për fitoren dhe, pse jo, edhe për golat e Veton Berishës.

Pikërisht kështu, një shqiptar është grumbulluar për këtë sfidë. Veton Berisha është sulmues i Viking në kampionatin elitar norvegjez, 26 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar 12 gola në 23 ndeshje.

Valon Berisha: "Norvegjia dhe Kosova, kam ndjenja shtesë për Kosovën"

Vetoni është vëllai i Valon Berishës, që aktivizohet te Kosova. Vetoni ka luajtur 4 ndeshje me Norvegjinë deri tani dhe madje ka shënuar edhe 1 gol.

Related posts

GUARDIOLA DOMINOI JURGEN KLOPP/ Ja statistikat që e shpallën kampion në Premier

Delo.autor

PAS HEDHJES SË SHORTIT/ Duka motivon klubet shqiptare: Na nderoni në Europë…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Rregulla strikte për Francën, nuk ka s*ks dhe lojtarëve i mbetet vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment