Futboll

Dëmtohet rëndë Taulant Xhaka, alarmohet klubi i Basel-it

“Taulant Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohe të papërcaktuar. Mesfushori ynë u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër FC Zurich dhe iu desh që të zëvendësohej. Të urojmë më të mirën Taualant”, është pikërisht ky mesazhi i skuadrës së Basel-it në faqen zyrtare të Twitter-it para pak minutash.

Ky mesazh konfirmon lajmin e keq pas dëmtimit të mesfushorit të Kombëtares kuqezi në minutën e 81 të ndeshjes mes Basel-it dhe Zurich-ut, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Mesfushori 27-vjeçar i Shqipërisë la fushën e lojës pasi pati një dëmtim të pjesës së brendshme të gjurit të këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për ligamentet e brendshme të gjurit, teksa klubi nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën që do t’i duhet mesfushorit për t’u riaftësuar. Çdo gjë mbetet e paqartë për shkak se klubi ende nuk ka detaje të hollësishme. Priten analizat dhe më pas do të përcaktohet se sa do të mungojë një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar.

Xhaka është rikthyer në Kombëtare me ardhjen e trajnerit Christian Panucci. Kujtojmë që ai pati një periudhë krize kur Shqipëria drejtohej nga Gianni De Biasi. Ky i fundit pati përplasje me lojtarin dhe nuk e preferoi deri në një kohë të gjatë. Por, ardhja e Panucci-t ka bërë që Xhaka të jetë një lojtar i rëndësishëm i Shqipërisë.

Related posts

E PAPRITUR/ “AIR Albania” e gatshme të presë një finale të madhe europiane. Ja kur merret vendimi…

Delo.autor

“TREMBET” INTERI/ Antonio Konte vendoset në ndjekje të titullarit të rëndësishëm të zikaltërve

F.autor

MBËSHTETJE E ÇMENDUR/ Tifozët e Laçit me makina drejt “Elbasan Arenës” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment