Futboll

Esin Hakaj: Fitorja me Vllazninë na i bën gjërat më të lehta

Teuta kërkon të kthehet tek fitorja pas barazimit me Luftëtarin në përballjen direkte me Vllaznisë, që do të zhvillohet në “Niko Dovana”. Përveç momentit mjaft të mirë që po kalojnë në kampionat, bregdetarët kanë me vete edhe statistikat lidhur me sfidat direkte, që kanë zhvilluar këtë edicion me kuqeblutë, me një fitore më shumë.

Mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, në intervistën e dhënë për “Eduasportin.com” shfaqet optimist dhe beson, se Teuta do ta mposhtë Vllazninë edhe me ndihmën e tifozëve. Shkodrani e pranon, se do të jetë e vështirë të luajë kundër kuqebluve, por theksoi se do të japë maksimumin, që Teuta të ngjitet sa më parë në klasifikim.

“Ndeshjen e presim me qetësi, pasi vijmë pas një sërë rezultatesh pozitive. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por kjo me Vllazninë është jetike, pasi një fitore vlen 6 pikë. E respektojmë kundërshtarin, por përballë tifozërisë tonë do të japim maksimumin dhe me mbështetjen e tyre do të dalim me tre pikë nga ky takim”, tha fillimisht shkodrani.

Ndeshje vendimtare – “Ndonëse gara është e gjatë, pasi janë edhe 8 ndeshje, besoj se do të jetë përcaktuese, pasi një fitore na ngjit në klasifikim dhe gjithçka merr një rrjedhë tjetër. Sigurisht ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet për të arritur objektivin që kemi”.

Stabiliteti në mbrojtje – “Fakti që po luajmë si grup ka dhënë këto rezultate, më parë linim më tepër hapësira ose nuk vendoseshim mirë në fushë. Tani e njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë kemi marrë këto rezultate”.

Një shkodran kundër Vllaznisë – “Do të jetë pak e vështirë, pasi Shkodra është vendlindja ime, por në këtë moment unë jam pjesë e Teutës dhe do të futem në fushë për të dhënë më të mirën. Jam profesionist dhe do të jam maksimumin për ekipin. Shpresoj që në fund të fitojmë dhe të ngjitemi në klasifikim”.

 

Related posts

Kur llogaritë në Superiore bëhen me dënimin e Skënderbeut

Sadik.Autor

BARCELONA NË ALARM/ MESSI kërkon yllin holandez për repartin e mbrojtjes

Isa.Autor

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Delo.autor

Leave a Comment