Futboll Seria A Sport

Di Francesco entuziast para derbit, komenton edhe Liverpool-in

Nga Barcelona te Lazio. Trajneri Eusebio Di Francesco ka folur për kuaflikimin në Champions League, shortin dhe sfidën e nesërme me Romën. Tekniku i verdhëkuqve u shpreh i lumtur për kualifikimin ndërsa theksoi se për derbin nuk ka nevojë të kërkojë motivim.

Derbi ndaj Lazios

“ Përgatitet mirë sepse është sfida dhe momenti i duhur. Nuk është e nevojshme të kërkojmë motivim dhe energji. Derbi është përtej fjalës dhe euforia e ditës së martë na motivon për të bërë mirë. Ajo që ndodhi të marten është pjesë e historisë sonë. Tani luajmë në Champions edhe sezonin tjetër.

Schick

“Nuk e them nëse do të luajë ai apo Under, njëri nga ato të dy do të jetë. Pesëdhjetë me pesëdhjetë”

Dzeko

“I jashtëzakonshëm. Është një lojtar fantastik që di të interpretojë ndeshjen, momentet e saj, të ndihmojë skuadrën dhe të shënojë. Pastaj duhet të menaxhojë ndeshjen në të njëjtën mënyrë. Skuadra duhet të rritet në këtë sens, ashtu sikurse edhe ai, të gjithë lojtarët”.

Defrel dhe Perotti

“Ata nuk do të jenë në dispozicion për derbin. Defrel do të jetë për ca kohë jashtë ndërsa Perotti shpresojmë të rikuperohet së shpejti. Gjithashtu Manolas dhe Florenzi kanë disa probleme. Kështu që nuk do të kem një formacion me të cilin mund të mburren.

Skema 3-4-1-2 sikurse ndaj Barcelonës

“Mund të jetë e tillë, por nuk është finalja, mbase mund të jetë kjo ose 3-4-3, në thelb e njëjta gjë. Ishte një mundësi, por ne kemi nevojë për lojtarë të një lloji të caktuar. Ndaj Barcelonës kam marrë rezultat të rëndësishëm, mund ta përsërisim edhe në derbi, ndoshta edhe jo.

Frikë nga Lazio

“Një ekip i zemëruar, i zhgënjyer pas eliminimit nga garat evropiane. Pak a shumë sikur ne ndaj Barcelonës pas disfatës që patën kundër Fiorentinës. Kam frikë nga qëndrimi i tyre. Duhet të jenë të mirë dhe të zemëruar, por kanë cilësinë e duhur teknike.

Roma, i vetmi ekip italian në Champions (Shpërblimi)

“Shumë. Po marr për shembull Lazin, u eliminua nga Evropa në mënyrë të habitshme, kishte kontrollin e lojës, thuajse ishin të sigurt. Më vjen keq që ekipet italiane nuk kanë pasur fat në kompeticionet evropiane. Lazio është një skuadër e tillë, është eliminuar nga Evropa por ama ka lojtarë të rrezikshëm, me kualitet.

Nata në Champions mund të ndryshojë të ardhmen e Romës

“Shpresoj kështu. Por ende nuk e dimë. Ishte diçka e papritur, shpresuam të jetonim një natë të atillë, por tani kemi nevojë për vazhdimësi, mentalitet dhe rezultate të tjera”.

Roma – Liverpool

“Është ndeshje fati. Garë të cilën e prisnin të gjithë tifozët tanë. Një shenjë fati me të cilën duhet të përballemi për të arritur në Kiev. Janë kundërshtar i vështirë, njërin e njoh shumë mirë”.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Mesfushori Kroos: Messi nuk e meritonte finalen e “The Best”, çfarë bëri?

Delo.autor

Ze Maria Neis: Nuk jam në bisedime me asnjë klub për Alissonin

Sadik.Autor

TITANËT “LUFTOJNË” PËR KURORËN E CHEMPIOS LEAGUE/ PSG e Bayern gati, zbuloni rreshtimet

Delo.autor

Leave a Comment