Futboll Sport

Formacionet zyrtare/ Sherr dhe denoncime, por Mezani i habit të gjithë. Dalipi befason Pacultin

Superiorja do të luajë në orën 16:00, 3 ndeshje të javës së 29-të. Trajnerët kanë bërë të ditur formacionet, ndërsa kryesfida e kësaj jave është ajo ndërmjet Kukësit dhe Partizanit. Të dy ekipet duan të marrin fitoren për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në Evropë. Trajneri Pacult nuk ka asnjë surprizë, por janë aktivizuar nga minuta e parë Shameti dhe Cale. Të dy lojtarët ishin në dyshim, por kanë sakrifikuar. Nga krahu tjetër, Partizani ka preferuar të hedhë nga minuta  e parë si mbrojtës të krahut të djathtë, Gerhard Prognin. Dalipi ka surprizuar me aktivizimin e Atandës nga minuta e parë duke lënë në stol Belicën.

Luftëtari kundër Laçit është një tjetër sfidë e rëndësishme mbijetese. Vendasit nuk kanë ndryshuar në formacion, ndërsa miqtë kanë habitur të gjithë. Trajneri Gentian Mezani ka hedhur nga minuta e parë sulmuesin Artur Reginaldo, ndërsa ka ulur në stol Abdurrahim Fangajn duke aktivizuar nga mintua e parë shkodranin Ndriçim Shtubina.

Lushnja pret Flamurtarin me një ndeshje të rëndësishme për skuadrën vlonjate. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ekipin bregdetar. Fati i trajneri Shpëtim Duro vendoset në këtë sfidë, ndërsa ai nuk ka ndryshuar shumë. Lushnja po numëron ndeshjet deri në fund. /EDS

Kategoria Superiore, java e 29-të

Kukësi – Partizani

Kukësi: Frasheri, Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Idrizi,  Shkodra, Cale, Guri. Tr. Peter Pacult.
Partizani: 
Hoxha, Progni, Atanda, Gojkovic, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Çani, Cardoso. Tr, Klevis Dalipi.
Gjyqtarë: 
Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Redian Dobruna;
Pas porte: 
Kridens Meta, Blerim Ziri
Delegat: 
Marjus  Sulejmani
Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Luftëtari – Laçi

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rrapa, Jakovljevic, Jackson, Aleksi, Aurelio, Bregu, Rroca, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika
Laçi: Vata, Shtubina, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Lulaj, Jonuzi, Nika, Kallaku, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani.
Gjyqtarë: 
Juxhin Xhaja, Egin Doda, Rejdi Zajimi
I katërt: Ardian Beqiri
Delegat: 
Astrit Maçi
Vëzhgues: Pajtim Aliko

Lushnja – Flamurtari

Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Marku, Ruço, Alushi, Gava, Branica, Papa, Mone, Sefa. Tr. Ilir Gjyla
Flamurtari: 
Nurkovic, Bicaj, Pollozhani, Delija, Siljanovski, Sidibe, Hoxhaj, Zuka,  Nedjelkovic , Musta, Tunkara. Trajner: Shpëtim Duro.
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Ermal Barushi, Melis Dervishi
I katërt:  Kreshnik Cjapi
Delegat: 
Plarent Kotherja
Vëzhgues: 
Arjan Mali

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Dopietë dhe gol spektakolar, shqiptari i Kosovës dhuron spektakël në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

BARAZOI SHIFRAT ME PENALLTI/ Ish-lojtari i Interit rrezikon të mbyllë sezonin (VIDEO)

Delo.autor

Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment