Futboll Premier League Sport

Do largohet pas 22 vitesh, Fabregas për Wenger: Tregove dinjitet, ishe si një baba për mua

Mund të duket e çuditshme por në fund të sezonit Arsene Wenger do të shkëpusë marrëdhëniet me Arsenal. Tekniku francez pas 22 vitesh do të largohet nga klubi londinez, me të cilët arriti të fitonte jo pak, por që vitet e fundit përfundoi gjithmonë nën kritika.

 

Në kaq kohë Wenger ka kaluar shumë lojtarë, dhe prej meritave të tij, jo pak janë bërë të mëdhenj në arenën ndërkombëtare. Njëri prej tyre është Cesc Fabregas, që aktualisht luan me Chelsea-n. Menjëherë sapo ka mësuar lajmin mesfushori spanjoll ka reaguar në rrjetet sociale, ku për Arsene ka shkruar:

 

“Uau. Nuk e prisja kurrë këtë, por kjo tregon dinjitet dhe klasin e një burri. Kurrë nuk do t’i harroj udhëzimet dhe mbështetjen e tij, përkujdesjen dhe rrugën që më tregoi. Ai kishte besim tek unë që nga dita e parë dhe unë i jam shumë në borxhë, ai ishte si një baba për mua që më shtyu të bëhesha më i miri. Arsene, ti meriton gjithë respektin dhe lumturinë e kësaj botë.”

Related posts

LIVE/ Valencia-Arsenal, Lacazette kalon “Topçinjtë” në avantazh

Delo.autor

VLLAZNIA 320 MILIONË LEKË PËR TË SHPËTUAR SEZONIN/ Borxhi 1.6 miliardë, klubi shkodran rrezikon…

Delo.autor

Liverpool parakalon Real Madridin, ofertë 65-milionëshe për portierin Alisson

Isa.Autor

Leave a Comment