Futboll Seria A Sport

Donnarumma: Të ardhmen time e vendos Raiola dhe Milani

Pritjet e portierit të datëlindjes 1992 në ndeshjen ndaj Napolit ndoshta e kanë dorëzuar “scudetton” te Juventusi. Në të njëjtën kohë, kanë bërë që drejtori i Juventusit, Marotta, ta konsiderojë atë si “trashëgimtar i denjë për Buffon”. Një e diel për t’u kujtuar nga Gianluigi Donnarumma, i cili foli për shfaqjet e tij në fushë.

Shumë shpesh kemi diskutuar rreth tij për çështje që nuk kishin të bënin asgjë me drejtkëndëshin e blertë. Kjo, për faj të spekulimeve rreth të ardhmes së portierit të talentuar, që mund të jetë larg nga Milano, për shkak të ardhjes gjithnjë e më të të mundshme të Pepe Reina, si një transferim i lirë.

Edhe vetë Donnarumma nuk ka kontribuar në shmangien e thashethemeve të lamtumirës së tij, duke mohuar të ketë dijeni për asgjë, që nuk ka të bëjnë me anën teknike: “Unë e di asgjë mbi merkaton. Për këtë mendon agjenti im dhe klubi. Mendimi im është vetëm për të punuar, siç kam bërë gjithmonë”.

Në “San Siro” pati një kryqëzim me Reina, për të cilin ka shumë komplimente: “Ne e përqafuam njëri-tjetrin, sepse jemi miq. Ai është një portier i madh. Në qoftë se është i denjë për të qenë i dyti, zëvendësuesi im, këtë gjë nuk e di…”

Ndërkohë, Donnarumma mund të gëzojë plotësisht shifrën e 100 ndeshjeve në Seria A, edhe pse në moshën 19-vjeçare. Një arritje, me të cilën duhet të krenohet. Para se të mendojë për të ardhmen, ai ka ende gjashtë ndeshje për të luajtur, të cilat do të thonë gjithçka për sezonin e Milanit dhe vazhdimin e tij si lojtar kuqezi, çka mund të varet nga sigurimi ose jo i një vendi në “Europa League”.

Related posts

Andre Gomes drejt largimit nga Barcelona, lajmin e konfirmon… Ronaldo!

Q.Autor

Messi dhe Ronaldo në Botëror? Maradona mbetet i përjetshmi

Sadik.Autor

Partizani ende i paqartë, për stolin shfaqet emri i trajnerit të njohur

Sadik.Autor

Leave a Comment