Futboll Sport

”Maskota” më e frikshme në botë? Jo, do dashuroheni pas tij! (VIDEO)

Qentë apo macet janë bërë pjesë e “pandashme” e fushave të futbollit, mirëpo këtë kafshë që ka zbritur në Rusi, me siguri nuk e keni parë ndonjëherë. Një ari gjigant i stërvitur, që quhet Tim është thirrur për të hapur ndeshjen Mashuk-KMV Pyatigorsk vs Angusht në stadiumin “Central’nyj Stadion Mashuk”. Ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Tretë të kampionatit rus.

Lojtarët e rreshtuar në fushë së bashku me arbritrat po prisnin që të fillonte takimi ndërsa ariu vjen me shoqëruesin e tij nga pista e vrapimit për t’u dorëzuar topin. Ndalet para ultrasve dhe u përgjigjet mikpritjes së tyre me duartrokitje. Më pas merr topin e puth dhe ia dorëzon gjyqtarit që duket tejet i ngrirë para tij. Duket që ariu u solli fat miqve dhe jo vendasve, pasi rezultati i takimit përfundoi në shifrat 0-3 për Angusht.

Related posts

7 PIKË NË 3 NDESHJE/ “Zgjohet” Roma, por Ranieri nuk vendos objektiva

F.autor

PLAS MES SHOKËSH/ Mbappe i ul vlerat Neymarin: Jam unë lideri i PSG-së

Isa.Autor

PARTIZANI-BESËLIDHJA/ Trajneri Somrani me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment