Moto GP Sport

Dovizioso: Cinikë dhe të kujdesshëm, kështu fitojmë titullin

Andrea Dovizioso me Ducati ndodhet në vendin e dytë të renditjes së Botërorit të Moto GP, por këtë sezon ai synon të bëjë realitet ëndrrën, të shpallet kampion. Taktika e pilotit italian do të jetë të grumbullojë sa më shumë edhe në ato pista e gara ku ai nuk ka shumë mundësi të fitojë, siç ndodhi një javë më parë në Argjentinë.

E rëndësishme për mua ishte që mora 10 pikë, që do të vlejnë shumë për titullin kampion në Botëror. Kjo është pozitive, pasi rivalët e mi që duelojnë për titull, nuk morën asnjë pikë (Rossi e Marquez). Por duhet të rikuperojmë shpejt diferencën me motorët e tjerë dhe të rikthehemi te fitorja”, tha Dovizioso.

Gara e radhës në Botërorin e Moto GP është në pistën amerikane të Austin, ku italiani i Ducatit synon të bëjë një tjetër paraqitje të mirë. “Botërori është ende i gjatë dhe garat e deritanishme kanë konfirmuar se surprizat do të jenë të pranishme deri në fund. Edhe në Austin do të vuajmë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe cinikë, për të mos gabuar dhe për të përfituar nga gabimet e rivalëve tanë. Unë shpresoj të ngjitem sërish në podium dhe të rikthehej Ducatin te fitorja”, deklaroi Andrea Dovizioso, që këtë sezon ka fituar garën e parë, të zhvilluar në Katar.

Related posts

BAYERN NË KRIZË/ Gladbach shkakton “katastrofë” në Mynih me “tërmet” 3 ballësh

Isa.Autor

“E RËNDËSISHME ËSHTË QË FITUAM NDAJ BJELLORUSISË”/ Mesfushori Gjasula: Ja ku gabuam tek të dyja golat

Delo.autor

BËN BILANCIN E 15 VITEVE TË TIJ/ Low kujton humbjen më të keqe dhe falënderon Italinë për fitoren e Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment