Futboll Premier League Sport

E ardhmja e Salah, Liverpool mundohet ta “blindojë” sulmuesin egjiptian

Sezoni që po bën Mohamed Salah është “përrallor”. Sulmuesi maroken ka arritur të shënojë plot 43 gola (31 në kampionat, 11 në Champions League dhe 1 në FA Cuo), çka ka bërë që për të të ketë interesim të madh nga klubet më të mëdha në bot. Sot për sot çmimi i tij ka kaluar edhe atë të Neymar, i cili u shit nga Barcelona te PSG për rreth 230 milionë euro. Nëse do të transferohej, rekordi i brazilianit do të thyhej, por në Angli po mendojnë ta “blindojnë”, duke i ofruar një kontratë të re.

Momentalisht Salah përfiton 90 mijë sterlina në javë dhe për ta bindur sipas “The Sun” Liverpool-i do t’ia dyfishojë pagën. Sipas tabloidit britanik, paga e re do të shkojë në 185 mijë euro. Drejtuesit e klubit duan që të mos humbin një tjetër “yll” të skuadrës, sikurse ka ndodhur në të shkuarën me Luis Suarez dhe Coutinho , ndaj edhe po bëjnë çmos që ta bindin sulmuesin e tyre të nënshkruajë kontratën e re, pasi Real Madrid është gati ta blejë atë.

Normalisht janë të kuqtë ata që ia vënë çmimin dhe nuk ka një klauzolë në kontratën e Salah. Momentalisht ai ndihet shumë mirë në Liverpool së bashku me bashkëshorten e tij, ndërkohë që edhe trajtimi që po i bën trajnerin Jurgen Klopp është shumë i mirë. Në verë për të anglezët paguan rreth 35 milionë euro për kartonin e tij nga Roma, ndërkohë që kontrata e tij aktuale vlen deri në qershor të vitit 2022. Synimi është që kontrata t’i zgjatet edhe më shumë, pasi me të vërtetë forma që po kalon ëshët shumë e mirë.

Related posts

ITALI/ Java e 21 e Serie B, njihuni me të gjitha ndeshjet që zhvillohen mbrëmjen e sotme (FOTO)

Q.Autor

Kovacic bën humor: Liverpool nuk ka shanse për titull, për faj të një lojtari

Isa.Autor

Mbaron “aventura” europiane, Shkupi joshet nga titulli kampion

Isa.Autor

Leave a Comment