Futboll Seria A Sport

BEFASOHET KLUBI I SERIE A/ Lojtari “ARRATISET” pas vizitave mjekësore

Operacioni që duhej të dërgonte Kingsley Ehizibue te Genoa ka marrë një kthesë të papritur. Pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Itali dhe pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm, mbrojtësi i krahut nuk është paraqitur në takimin për nënshkrimin e kontratës me klubin italian.

Sipas shtypit holandez, futbollisti ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të qëndrojë te PEC Zwolle. Madje mësohet se është kthyer në atdhe gjatë këtyre orëve.

Një situatë absurde që do ta detyrojë klubin e Enrico Preziosit të kthehet përsëri në merkato në kërkim të një lojtari që do të mund të marrë vendin e “të zhdukurit” Ehizibue.

Related posts

BUFFON ZBULON BISEDËN ME DANI ALVES/ “Do jepja tre Champions League për…” (FOTO)

Isa.Autor

Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Q.Autor

Suedia eleminon Zvicrën e shqiptarëve duke kaluar në çerekfinalet e “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment