Futboll Seria A Sport

E ardhmja, talenti i portës së Milanit gëzon tifozët me vendimin e marrë

Gianluigi Donnarumma ishte protagonisti kryesor në ndeshjen Milan-Napoli te perfunduar me rezultatin 0-0. Duke folur në mikrofonin e Sky Sports, Donnarumma deklaroi: “Janë akoma dhe shumë ndeshje për tu luajtur dhe shumë pikë në lojë. Synimi ynë është të shkojmë në Evropë. Jam i lumtur me pritjen, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort si ekip. Besoj se është një nga pritjet më të bukura që kam bërë gjatë viteve të fundit”.

Donnarumma nuk ndihet aspak i shqetësuar në lidhje me thashethemet e merkatos, që e bëjnë të sigurt largimin e tij: “Për mua këto do jenë muaj të qetë, nuk mendoj aspak për merkaton. Unë po vazhdoj të stërvitem ashtu siç kam bërë gjithmonë dhe dëshira ime është të jap gjithçka për këtë fanellë dhe besoj se kjo shpjegon gjithçka”.

Giggi gjithashtu i është përgjigjur thirrjeve ofenduese të tifozëve të Napolit kundër tij në San Siro: “Më vjen keq për atë që ndodhi, asnjëherë nuk kam thënë një fjalë të keqe për Napolin. Unë i ndjek të ndeshjet e tyre, duke shpresuar që ata të fitojnë, dhe më vjen keq për këtë situatë, sepse unë jam nga Castellammare di Stabia dhe e dashuroj qytetin e Napoli-t. Unë nuk e di pse tifozët bëjnë këto lloj gjestesh. Unë e simpatizoj Napoli-n, nuk kam asgjë kundër skuadrës apo tifozëve”.

Portieri i ri i Milanit u shpreh edhe për Pepe Reina-n, portierin e mirënjohur që luan me Napoli-n dhe që pritet të transferohet në Milanello në fund të sezonit: “Ne jemi miq, sigurisht që u takuam pas ndeshjes. Nuk folëm për merkaton apo për të ardhmen. Ne thjesht përgëzuam njëri-tjetrin. Shpresoj që të vazhdojnë të jenë akoma në garë për Scudetto-n. Nëse i thamë njëri tjetrit lamtumirë apo mirupafshim? Sigurisht që mirupafshim “.

Related posts

SHOKOHET ROMA/ Chievo shënon supergol me ish-sulmuesin e MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

FITOI DY HERË CHAMPIONS-IN ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si… peshkatar

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ANDORRËS/ Ja si e kuotojnë kompanitë e basteve Kombëtaren…

Delo.autor

Leave a Comment