Futboll Sport

E zbulon Laze | Punonte në FSHF, i solli Elbasanit aksionerët nga Anglia

Elbasani po kalon një moment të vështirë, pasi garon në Kategorinë e Dytë dhe vitin tjetër rikthehet sërish në të Parën me shumë mundësi, pasi edhe kryeson në grupin B. Gjithsesi, verdheblutë duhet të ishin në elitë, krah klubeve më të mira në vend, madje edhe të luftonin për trofe. Gjithsesi janë aty ku janë dhe kjo ndodh për fajet e tyre, me klubin që nuk merret vesh se kush e ka. Është folur për histori me anglezë, për miliona euro, lojtarë që do vijnë në huazim nga Manchester United.

Fjalë dhe vetëm fjalë. Është thënë edhe se Arben Laze i ka shitur aksionet te “Manchester Group”, por vetë ai ka sqaruar situatën, teksa në “Panorama Sport” ka deklaruar mes të tjerash: “Nuk jemi likuiduar dhe ka tejkaluar çdo afat. E kemi shtyrë këtë punë pambarimisht, për t’u dhënë mundësinë që të likuidoheshim. Së bashku me kryetarin e Bashkisë kemi dërguar e-maile, kemi tentuar kontakte, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.

Laze thekson se do të presin edhe pak kohë, por nga ana tjetër së bashku me kryebashkiakun Qazim Sejdini do të kërkojnë të gjejnë një zgjidhje, pasi lojtarët këtë vit nga anglezët kanë marrë vetëm tre rroga. Ish-presidenti ka zbuluar edhe se kush i lidhi me anglezët dhe është një emër i njohur në qarqet sportive në vend. “Eduart Prodani ishte personi i parë i kontaktit që solli në Elbasan, por edhe ai i humbi gjurmët. Nuk e di kush do t’i dalë zot kësaj pune dhe kush do t’i mbaje përgjegjësitë, por do të kemi kohë për t’i zgjidhur. Nuk e di kush ka interesa për ta parë Elbasanin në këto pozita”, shton Laze. Në intervistëne dhënë ai tregon se gjatë kësaj periudhe kanë pasur edhe oferta të tjera për të shitur aksionet, madje me çmime më të mirë, por kanë dashur të qëndrojnë korrekt ndaj anglezëve, me të cilët kanë nënshkruar edhe një kontratë.

Related posts

LARG PRITSHMËRIVE/ Dortmundi kualifikohet në kupë mes vuajtjeve dhe probleme (VIDEO)

Isa.Autor

Juve i vë çmim Alex Sandros, ja sa duhet të paguajnë skuadrat e interesuara për të

Q.Autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Buffon dhe Andrea Agnelli, darkë lamtumire. Nuk mungonin as partneret e tyre

Delo.autor

Leave a Comment