Futboll Sport

Steven Gerrard transferohet në Skoci, trajneri i ri i Rangers

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Rangers në kampionatin skocez, ndërkohë që aktualisht mban postin e trajnerit të ekipit të të rinjve të Liverpoolit. Mediat britanike konfirmojnë se Gerrard ka arritur një marrëveshje me klubin skocez, duke zënë vendin e Graeme Murty.

Pritet që brenda javës tjetër, ish-mesfushori legjendar i Liverpool të japë dorëheqjen nga stoli i ekipit të të rinjve të këtij klubi dhe më pas të udhëtojë drejt Skocisë. Gerrard ka rënë dakord që në postin e zv.trajnerit të jetë një tjetër ish-futbollist i Liverpool, Gary McAllister, ndërkohë që zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë gjatë javës së ardhshme.

Interesant fakti se Gerrard do të jetë trajner i Rangers, ndërsa në stolin e skuadrës rivale në Skoci, atë të Celtics, është një tjetër ish-trajner i Liverpool, Brenda Rodgers, që ka drejtuar në “Anfield Road” në vitet 2012-2015. Por ekipi i Celtics ka më shumë se një dekadë që dominon futbollin në Skoci.

Related posts

Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, gjithmonë e kam ëndërruar këtë ditë dhe ja dola…

Isa.Autor

ÇUDIA/ Dortmund për rekord, federon një 15-vjeçar në Champions League

Delo.autor

PAS NDESHJES NDAJ ROMËS/ Marcelo: Isco? Duhet të shohesh se ku po dështon dhe të përmirësohesh

Isa.Autor

Leave a Comment