Futboll Sport

Empoli dy pikë larg Serisë A, Veseli në stol

Empoli është vetëm dy pikë larg sigurimit matematikisht të rikthimit në Serinë A, kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u zhvilluar deri në fund. Në transfertën e javës së 37, luajtur ndaj Frosinones, skuadra e trajnerit Andreazzoli fitoi me rezultatin 2-4, duke përmbysur dy herë disavantazhin.

Dopietës së Ciano për vendasit iu përgjigjën Krunic, Di Lorenzo, Caputo dhe Lollo, që i dhanë 3 pikët skuadrës së Empolit. Aktualisht Empoli kryeson Serinë B me 76 pikë, i ndjekur nga Parma dhe Palermo me nga 63 pikë. Vlen të përmendet se për Empolin aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, që sot e pa ndeshjen nga stoli.

Related posts

NDESHJA NDAJ ANDORËS/ “Rebelët” kuqezinj dhe dyshimet për listën, tani nuk ka më hierarki

Delo.autor

SHKELJET NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Jo vetëm Simeone, “UEFA” hap hetim edhe për…

Delo.autor

Ish-ylli i basketbollit amerikan shpërthen në lot për takimin Trump-Kim Jong un

Sadik.Autor

Leave a Comment