Champions League Futboll Sport

Champions, Voeller parashikon finalen e madhe, por a po flet si tifoz?

Mbizotëron një atmosferë emocionuese në ambjentin e ekipit të Romë-s në lidhje me ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Liverpool-it. Një ndeshje e tillë nuk ndodh çdo ditë, dhe rreth pikërisht për këtë ndeshje ka folur edhe Rudi Voeller, legjenda e Romës në fillim të viteve ’80 dhe ’90. Gjermani ka dhënë një intervistë për TV Roma, në prag të ndeshjes kundër Liverpoolit.

24 prill 1991, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës UEFA, Roma-Broendby 2-1. E njëjta ditë me ndeshjen Liverpool-Roma, por njëzet e shtatë vjet më vonë.

E kujtoj shumë mirë atë natë. Ne fituam dhe shkuam në finale falë golit të shënuar nga unë, në minutat e fundit të takimit. Stadiumi ishte plot, dhe kjo na dha forcë. Por këtë herë në Anfield do të jetë një tjetër histori …

Pse?

Kam besim tek Roma dhe mendoj se ekipi i Di Francesco-s ka një mundësi të shkëlqyer për të arritur në finale. Për mua të dy ekipet janë në të njëjtin nivel, kanë nga pesëdhjetë për qind shanse për tu kualifikuar. Anglezët në sulm janë të fuqishëm pasi luajnë me Salah, Manè dhe Firmino, por pjesa mbrapa lë shumë hapësira dhe bëjnë gabime. Do të kishte qenë më keq po të luanin përballë Bayern e Munchen në gjysmëfinale, ekip që unë e ndjek me vëmendje, si drejtues i Bayer Leverkusen. Ata janë një ekip i çmendur, nuk gabojnë asnjëherë. Por me siguri do të jetë ndryshe po u përballën në finale, sepse në një ndeshje të tillë çdo gjë mund të ndodhë.

Po thoni që finalja e Champions League do të jetë Roma-Bayern Munich?

Po, e shoh si mundësi. Roma ka gjithçka që i duhet për të fituar, ashtu si dhe Bayern që është favorit në ndeshjen me Real Madrid. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë për Romën, sidomos në ndeshjen e parë në Anfield, por mund tja dalin.

E keni ndjekur Dzeko-n? Shënon dhe jep asist. A shikoni tek ai një… Voeller?

Jo, Edin është i ndryshëm nga unë. Si karakteristika është një sulmues, që qëndron në zonë. Një lojtar në nivelin e Leëandowski apo Suarez. Më kujtohet Dzeko kur luante tek Wolfsburg, ishte shumë i fortë. Por pastaj u konfirmua edhe edhe në kampionate të tjera të vështira si Premier League apo Serie A.

Di Francesco-n, nga ana tjetër, e prisnit që të ishte gati që vitin e parë, në një ekip me ambicie si Roma?

Unë nuk e njoh atë personalisht, por e kam ndjekur tek Sassuolo ku, ai arriti menjëherë rezultate të shkëlqyera. Dhe tek Roma ai bëri të njëjtën gjë, duke i transmetuar grupit idetë e tij. Nuk ishte e lehtë, por ai e bëri. Ai është padyshim një trajner i shkëlqyer.

Ashtu si bashkëkombësi juaj Klopp, trajner i Liverpoolit.

Jurgen me Borussia Dortmund fitoi kampionatin, arriti në finalen e Champions League duke e humbur kundër Bayern. Ai është i aftë dhe di se si t’i japë ekipt një lojë spektakolare dhe me intensitet të lartë. Megjithatë, siç e kam përmendur, ai gjithashtu ka difektet e tij.

Stadiumi Olimpico do jetë i mbushur plot, biletat janë shitur në pak orë. Sa mund të ndikojë ky faktor?

Për mua relativisht, duke pasur parasysh se Liverpool ndeshjen e parë e luan në Anfield dhe e di se çfarë do të thotë të kesh mbështetjen e tifozerisë. Fati i ndeshjes do të vendoset në fushë, jo në tribuna. Kjo vlen për të dyja ndeshjet. Megjithatë, unë do të jem i pranishëm në stadiumin Olimpico. Unë nuk dua ta humbas këtë takim me historinë

Related posts

BEFASON VIDIÇ/ Ja pse dua të bëhem trajneri i Unitedit

Isa.Autor

KAOS ME KLUBIN E SERISË A/ Përjashtim nga kampionati nëse nuk…

Delo.autor

Sevilla humbet copëzat e mbrojtjes, drejt largimit edhe Kjaer

Isa.Autor

Leave a Comment