Sport Të tjera

Erzeni-Partizani, nesër shansi i dytë për titull për shijakasit

Nesër në mbrëmje, ora 19:00, në sallën e Akademisë “Dhimitraq Goga” do të luhet finalja e katërt e play off-it në volejboll për meshkuj midis Erzenit dhe Partizanit. Skuadra shijakase udhëheq 2-1 me ndeshje dhe i duhet një fitore e fundit për t’u shpallur kampion i vendit, titull që mungon prej 19 vitesh. Erzeni, që i fitoi 3-2 dy takimet e para finale, pati shansin ta realizojë këtë gjë 3 ditë më parë, por gaboi në sfidën e tretë ndaj Partizanit. Të kuqtë fituan 3-2 dhe rihapën betejën për titull, gjë të cilën synojnë të realizojnë edhe nesër. Ekipit kryeqytetas i duhet me çdo kusht fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për titull dhe çuar gjithçka në finalen e pestë, ndërsa Erzeni synon të fitojë para fansave të tij.

Volejboll – Play off, Finalet e meshkujve

16 prill, Partizani – Erzeni, 2-3 (25-19, 22-25, 25-17, 18-25, 15-17)

19 prill, Erzeni – Partizani, 3-2 (24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)

22 prill, Partizani – Erzeni, 3-2 (25-17, 18-25, 23-25, 25-21, 15-3)

25 prill, Erzeni – Partizani, ora 19:00 (Akademia “Dhimitraq Goga”)

28 prill, Partizani – Erzeni, ora 19:00 (Feti Borova)

Ndeshja e pestë do të luhet nëse është e nevojshme

Related posts

“NGEL NË KLASË” PORTIERIN DONNARUMMA/ Zoff: S’është më i miri, as PSG nuk qëndron më lart se Milani

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Si dështoi kalimi i Cristiano Ronaldos te Barcelona

F.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment