Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Barazim që ka ndjesinë e fitores për Atletico-n, Marseille me një këmbë në finale

Arsenal nuk ka shfrytëzuar inferioritetin numerik të Atletico Madrid duke marrë një barazim zhgënjyes 1-1 në Emirates. Megjithëse me një lojtar më pak për 80 minuta lojë, Atletico tregoi edhe njëherë tjetër kompaktësinë në prapavijë dhe shpirtin luftarak që e karakterizon. Mbrojtësi i djathtë Vrsaljko brenda tetë minutave ka bërë dy ndërhyrje të pakuptimta duke vendosur në një pozitë shumë të vështirë ekipin e tij.

Pas kartonit të kuq kishte shumë nervozizëm si në fushë ashtu edhe në stolin e Atletico Madrid, dhe vetëm disa minuta më pas arbitri ka përjashtuar edhe trajnerin Diego Simeone i cili pas një proteste të ashpër ka ofenduar drejtuesin e ndeshjes. Arsenal mori frenat në dorë teksa detyra e vetme e spanjollëve ishte zhdukja e hapësirave dhe shumë rrallë kundërsulme, por që ishin të rrezikshme. Pas pushimit Arsenal më në fund arrin të thyejë murin e Godin me shokë duke gjetur golin e avantazhin me blerjen rekord të klubit Alexandre Lacazette.

Ndeshja nuk ndryshoi edhe pas golit, situata mbeti e njëjtë, Arsenal ishte në kërkim të golit të dytë ndërsa Atletico kërkonte të mos pësonte më shumë gola duke ditur se ka edhe një ndeshje tjetër. Por pas një kundërsulmi pa shumë pretendime vizitorët kanë arritur të barazojnë rezultatin në mënyrë të befasishme dhe me Griezmann i cili shpërblehet nga fati për insistimin e tij deri në fund. Gjithçka për t’u luajtur në ndeshjen e kthimit.

Marseille ka marrë një fitore 2-0 në Stade Velodrome ndaj RB Salzburg duke hedhur një hap të rëndësishëm për në finalen e Europa League. Ishte Thauvin ai që ia lehtësoi ndeshjen ekipit të tij kur zhbllokoi rezultatin në minutën e 15’. Pas pushimit ishte N’Jie ai që dyfishoi rezultatin pas një tjetër pasimi të Dimitri Payet, i cili ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë, një pikë referimi për ekipin e tij dhe një mendje kreative që mund të ndryshonte ndeshjen me një veprim. Francezët janë thuajse në finale, dhe mjafton të ruajnë rezultatin në ndeshjen e kthimit ndaj austriakëve.

https://twitter.com/CY_STADIUM_9/status/989601745868210176

Related posts

(VIDEO) Juventus dyfishon rezultatin ndaj Bolognas, ja autori i golit

Q.Autor

“PO SARRIN DO TA SHKARKOJNË?!” Conte padit gazetën pas lajmit të bujshëm dhe premton

Delo.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Jessica Melena “e pangopur” me Ciro Immobilen: Edhe pak…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment