Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Marseille-Salzburg, vendasit janë të pamposhtur në shtëpi

Marseille dhe Salzburg do të sfidohen të enjten në mbrëmje për një vend në finalen e Europa League pasi janë ndeshur për herë të parë në historinë e tyre në fazën me grupe të këtij edicioni.

Austriakët kanë arritur të marrin katër pikë nga dy ndeshjet e luajtura kundër francezëve në grupe. Ata fituan 1-0 në shtëpi dhe morën një barazim pa gola në “Velodrome”.

Salzburg e mbylli grupin në vendin e parë, ndërsa Marseille doli në vendin e dytë, katër pikë larg vendit të parë. Ndërkohë, të dy këto skuadra kanë bërë disa përmbysje të jashtëzakonshme në çerekfinale.

Marseille fitoi 5-2 në shtëpi kundër Leipzig, që i kishte mundur francezët 1-0 në ndeshjen e parë. Salzburg, nga ana tjetër, ka eliminuar Lazio-n falë një fitoreje 4-1 në shtëpipasi kishte humbur 4-2 ndeshjen e parë.

Vendasit janë favoritë në këtë sfidë, duke parë se nuk kanë pësuar asnjë humbje në takimet e Europa League që kanë luajtur në shtëpi, në këtë sezon. Ata kanë marrë 7 fitore në 8 ndeshje të luajtura para publikut vendas.

Edhe Salzburg është paraqitur mirë në ndeshjet europiane që ka luajtur në transfertë, në këtë sezon. Ata kanë qenë të pamposhtur para humbjes së pësuar kundër Lazio-s: 3 fitore, 3 barazime.

Ecuria e Salzburg kundër ekipeve franceze është 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje të pësuara në gjashtë ndeshje.

Related posts

Hummels dhe Kroos kritikojnë ekipin ndërsa Low ka shpresa, ja reagimi i Gjermanisë pas disfatës

Sadik.Autor

I JANË MËRZITUR MAKINAT LUKSOZE/ Vidal i dhuron vetes një “breshkë” (FOTOT)

Delo.autor

“JU SHPJEGOJ PSE IBRA BËN AKOMA DIFERENCËN”/ Nocerino: Nuk ka kuptim ajo që po ndodh me Insigne

Delo.autor

Leave a Comment