Futboll Premier League

Everton përgatit blerjen 50 milionëshe…

Everton shpenzoi 150 milionë euro për blerje në merkaton e kaluar, por pjesa më e madhe e futbollistëve të ardhur nga shitja e Romelu Lukaku kanë zhgënjyer masivisht, mes të cilëve Sandro Ramirez dhe Davy Klaassen, të kërkuar me ngulm nga ish-trajneri Ronald Koeman.

Skuadra liverpulase rrezikoi rënien nga kategoria në pjesën e parë të sezonit, por tani ka shpëtuar me ardhjen e Allardyce, edhe pse nuk do të luajë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, kjo nuk e përjashton mundësinë e një tjetër investimi madhor, sidomos në sulm ku “blutë” kanë planifikuar të shpenzojnë 50 milionë euro për të marrë sulmuesin e Porto, Yacine Brahimi. Vetëm për këtë çmim, bardheblutë mund të tundohen ta shesin lojtarin.

Ndërkohë, në verën e ardhshme, Everton do të bëj të pamundurën edhe për të marrë mesfushorin e Arsenal, Jack Wilshere, i cili do të largohet nga “topçinjtë” me parametër zero, sepse i përfundon kontrata në qershor 2018.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Deklarata befasuese nga babai: PSG donte Thiagon, mori vëllain e tij

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KAMZËS/ Trajneri Cungu: Mungesat na penalizojnë, ndaj

Delo.autor

Leave a Comment