Futboll La Liga Sport

NATIONS LEAGUE/ Probleme për Real Madrid dhe Zidane, lajmi shqetësues vjen nga Belgjika

Lajme të këqija në shtëpinë e Real Madrid.

Thibaut Courtois është larguar për shkak dëmtimi nga grumbullimi i kombëtares belge dhe është kthyer në Spanjë.

Portieri nuk do të jetë në dispozicion për përballen e dyfishtë të Nations League kundër Anglisë dhe Islandës.

Lajmi është dhënë nga federata belge.

Kthimi i parakohshëm i Courtois shqetëson dhe jo pak Real-in. Sipas Mundo Deportivo-s, dëmtimi i tij nuk është serioz dhe duhet të jetë gati për rifillimin e kampionatit.

Por nëse nuk do të jetë kështu, Zidane do të kishte një problem të vërtetë, duke parë se edhe portieri i dytë Lunin nuk është në dispozicion pasi ka rezultuar pozitive me  Covid-19.

Related posts

SHQIPËRI-FRANCË/ E pabesueshme çfarë humb Rei Manaj, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

“NDIHEM SUPERMEN”/ Ibra nuk e mendon largimin: Galliani më tërboi

F.autor

PA TAKSA E MILIONA/ Arabia El Dorado e re e futbollit. Nga nafta te topi i futbollit, sauditët pushtojnë globin

F.autor

Leave a Comment