Champions League Futboll Sport

Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

E dimë, futbolli shqiptar nuk sjell asnjë përfitim dhe nëse do të ishte për të ardhurat që vijnë brenda vendit, atëherë klubet shqiptare do të falimentonin. Të ardhurat nga biletat janë shumë të vogla, të ardhurat nga trofetë janë shumë të pakta, ndërsa marketingu thuajse nuk ekziston fare në Superioren shqiptare. Në kushte të tilla, i vetmi përfitim dhe lufta më e madhe për të ardhura vjen nga kompeticionet Evropiane, Champions League dhe Europa League. Të gjithë synojnë që të arrijnë kompeticionet evropiane për të siguruar të ardhura. Nëse më herët, skuadrat shqiptare synonin të arrinin kompeticionet Evropiane për të fiksuar ndonjë ndeshje, gjërat janë shumë ndryshe tani, pasi e kanë kuptuar se nëse luajnë drejt dhe kalojnë ture e kanë më të thjeshtë dhe mund të fitojnë më shumë.

Champions League ka ndryshuar sërish skemën duke i dhënë më shumë mundësi fituesve të kampionateve Evropiane, por dhe kampionëve të vendeve të vogla. Shpërblimet do të jenë më të mëdha, pasi shuma do të rritet ndjeshëm, por ndryshon dhe skema e kompeticionit. Klubi shqiptar që do të arrijë Champions Leaguen ka përfitime shumë të mëdha. Në rast se ekipi do të eliminohet që në turin e parë të Champions League do të kalojë direkt në turin e dytë të Europa Leagues. Kjo do të thotë se 4 ndeshje janë të sigurta, në rast se eliminohen në turin e dytë, atëherë kalon në turin e tretë të Europa Leagues dhe vazhdon e njëjta logjikë.

Lajme të mira nuk ka vetëm për futbollin shqiptar, por dhe për futbollin e Kosovës, pasi Championsi ka ndryshuar dhe për turin paraeliminator, aty ku bëjnë pjesë ekipet e Kosovës. Në rast se ekipet shqiptare të Kosovës eliminohet në turin paraelimintaor të Champions League, atëherë kualifikohen në turin e parë të Europa League duke rritur mundësitë, por dhe ndeshjet mes ekipeve.

Champions ka menduar të surprizojë dhe me turin e parë paraeliminator, sepse këtë verë do të zhvillohen ndeshje teke, me sistem gjysmëfinale dhe final. Kampioni i Kosovës do të shkojë në Gjibraltar dhe në bazë të shortit do të ndeshet me një prej kampioneve të Gjibraltarit, Andorrës e San Marinos. Ekipet e këtyre shteteve janë të një niveli thuajse amator dhe shanset për t’u kualifikuar janë shumë të mëdha, por dhe nëse nuk kalojnë janë 6 ndeshje të garantuara dhe qindra mijëra euro në arkat e klubeve. Evropa mendon për ne!

Related posts

Rikthehet Champions Legue, ja dy super ndeshjet që luhen sonte

Sadik.Autor

CHELSEA KTHEN EPËRSINË/ Shënon gol fantastik braziliani Willian (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK BAYERN MUNICH/ Lewandowskit dhe Coman përleshen me grushta në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment