Futboll Seria A Sport

Fillojnë problemet për Milanin, ja kush është në rrezik

Është raportuar se drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli rrezikon të shkarkohet, pasi drejtuesit e Elliott nuk janë të kënaqur me punën e tij. Drejtori erdhi në prill të vitit të kaluar dhe mbikqyri një fushatë transferimi veror prej 240 milionë eurosh, që përfshinte Leonardo Bonucci, Nikola Kaliniç, Andre Silva dhe Lucas Biglia.

Qëllimi minimal i këtij sezoni ishte kualifikimi në Champions League, por humbja e së shtunës në “San Siro” nga Beneventon përfundimisht shuajti shpresat e “Djallit”, që tani rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Europa League. Mirabelli tashmë është duke punuar me marrëveshjet për sezonin e ardhshëm, me Pepe Reina dhe Ivan Strinic të vendosur për t’u bashkuar me kuqezinjtë si lojtarë me parametra zero, pasi ju përfundon kontrata me klubet respektive.

Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” këtë mëngjes raportoi, se pronësia kineze bllokoi një marrëveshje për Bernard të Shakhtar Donetsk, pasi ata janë të pakënaqur me atë, se si po mbyllet ky sezon. Bernard është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, pas shkëlqimit në Champions League këtë edicion. Man City dhe Inter janë ndër klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian. Gjithashtu rezultatet e fundit të dobëta të regjistruara nga trajneri Gennaro Gattuso nuk e kanë ndihmuar, siç ishte ideja e Mirabelli-t për të zgjatur bashkëpunimin me ish-mesfushorin.

Një konsideratë tjetër është Elliott, fondi mbrojtës i SHBA-ve, i cili mund të marrë përsipër klubin, nëse borxhi i pronarit Yonghong Li për ta nuk paguhet. Ndërsa kjo marrje nuk është e afërt, Elliott ende duhet të mbrojë investimet e tyre dhe ata po konsiderojnë emërimin e një drejtori për të ndihmuar Mirabelli-n, ose madje ta zëvendësojnë atë plotësisht. Nga ana e tij, drejtori beson, se projekti i kuqezinjve ka nevojë për kohë, për ta përmirësuar skuadrën dhe për ta kthyer Milanin sërish protagonist në Itali dhe Evropë.

Related posts

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ Ja renditja e lojtarëve që kanë përkeqësuar vlerën e tyre në Serie A…

Delo.autor

U LARGUA PAS DËNIMIT NGA FIFA/ Skuadra e Barcelonës gati të rikthejë në shtëpi talentin e PSG-së…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Julian Ahmataj: Për të arritur tek fitorja, duhet që…

Delo.autor

Leave a Comment