Futboll

Femra, Shqipëria U19 mposht Kosovën në miqësore

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë në futboll për femra mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 moshataret e Kosovës në takimin e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Një rezultat i kënaqshëm për trajnerin Nevil Dede, i cili po kërkon të analizojë gjendjen e skuadrës dhe të shoh ku duhet të fokusohet më tepër. Ky ishte një test i mirë për vajzat kuqezi përpara eliminatoreve të kësaj grupmoshe.

Në “Loro Boriçi” spikatën dyluftime në mesfushë, ndërsa munguan rastet e rrezikshme për gol. Gjithsesi vajzat e Dedes, tregohen më të kujdesshme dhe pas një aksioni të shpejtë kaluan në avantazh me anë të futbollistet Esi Lufos, që e dërgoi sferën në rrjetë pak para fundit të pjesës së parë. Pavarësisht impenjimit të vajzave nga Kosova, ndeshja nuk prodhoi më gol dhe “vëllazërorja” u mbyll në shifrat 1-0.

Related posts

UDHËZIME PËR LOJTARËT E SKEMA ME DETAJE/ Franca publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE: Sadiku kryen testet mjekësore, transferohet në Spanjë

Q.Autor

“NUK KAM HUMBUR KURRË MË PARË”/ Asllani i mërzitur pas gabimit nga penalltia

F.autor

Leave a Comment