Futboll

Tifozët non grata, Tirana kërkon takim urgjent me drejtuesit e Policisë

KF Tirana përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës ka kërkuar që të zgjidhë çështjen e disa prej tifozëve bardheblu që e kanë të ndaluar të futen në stadium.

Në shkresën drejtuar institucionit në fjalë në dijeni të Federatës Shqiptare të Futbollit, klubi kryeqytetas ka kërkuar gjithashtu një takim me të gjitha palët për të zgjidhur problemin në fjalë që të mund të parandalojnë zbrazjen e stadiumeve.

24-herë kampionët në fuqi e kanë publikuar shkresën edhe në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.

Shkresa e plotë

Klubi kërkon zyrtarisht zgjidhje për tifozët

“KF Tirana nëpërmjet kësaj shkrese zyrtare, i drejtohet Drejtorisë së Policisë Tirane, për te kërkuar informacion te detajuar mbi një çështje tepër shqetësuese.

Ne datën 28.03.2018, jemi njohur zyrtarisht me nje liste personash të cilësuar si te palejuar për të hyrë në stadium.

45 tifozë, te ndaluar apo shoqëruar ne Komisariatet e Tiranes janë shpallur si të ndaluar për të hyrë në stadium.

KF Tirana kërkon një takim me drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë për të verifikuar problemet e konstatuara dhe zgjidhur ketë çështje shqetësuese për klubin, komunitetin e tifozëve te Tiranes si dhe Policinë e Shtetit.

KF Tirana fton gjithashtu Federatën Shqiptare te Futbollit te organizoje një takim me të gjithë palët pjesëmarrëse për të ndihmuar garën dhe parandaluar zbrazjen e stadiumeve”.

Related posts

MOMENT PREKËS/ Arthur lajmëron ndarjen nga Barcelona në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

VËRSHËLLIMAT NGA TIFOZËT E KLUBIT PËR ÇDO TOP/ Një nga kapitenët e Barcelonës përfundoi duke qarë në…

Delo.autor

TALENTI I SHPRESAVE BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mesfushori imeri transferohet në elitën e kampionatit turk…

Delo.autor

Leave a Comment