Futboll Sport

FIFA gjobit katër klube për transferime të parregullta

FIFA ka gjobitur Benfica dhe Sporting Lisbon, ashtu si Celta Vigo dhe Rayo Vallecano për përfshirjen e palëve të treta në merkaton e lojtarëve.
Qeveria e futbollit ka bërë të ditur të enjten se do të penalizohen klube dhe federata të ndryshme që shkelin rregullat e FIFA-s, por nuk ka zbuluar se cilat kanë qenë transferimet e parregullta.

Benfica, vendi i dytë në kampionatin portugez është gjobitur me 110 mijë euro dhe të njëjtën gjobë ka marrë skuadra tjetër e Lisbonës, Sportingu.

Gjithashtu janë gjobitur me nga 65 mijë euro Celta dhe Vallecano për përfshirje të parregullt të palëve të treta në tratativa merkatoje.

 

Related posts

ULTIMATUM DREJTUESVE TË KLUBIT PËR MERKATON E JANARIT/ Klopp vendos veton: Më afroni këtë lojtar

Delo.autor

E BUJSHME/ U huazua për minuta, sulmuesi i Reali shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

RINOVIMI MBETET PEZULL/ 5 ekipe angleze futen në garë për Vinicius jr

F.autor

Leave a Comment