Futboll Sport

U rikthye te fitoret pas 3 ndeshjesh, një trombist është fatsjellësi i Interit

Të martën Interi i dha fund ecurisë negative të 3 ndeshjeve pa fitore duke mposhtur Cagliari-n me shifrat e thella 4-0. Mediat italiane shkruajnë se fatsjellësi i Interit në këtë ndeshje ishte rikthimi i një personazhi të njohur në ambientin zikaltër.

Telekamerat kanë kapur gjatë pushimit të ndeshjes Giuseppe Ricciardi. Trombisti zikaltër është kthyer në “Meazza”. Ai është një mik i Francesco Toldos dhe me instrumentin e tij luan pjesë të ndryshme që shoqërojnë skuadrën në fushë.

Ricciardi është një internist i betuar. Ka lindur në vitin 1948 dhe debutimin në “Meazza” e ka bërë në ndeshjen Inter-Juventus të 18 dhjetorit 1960, 3-1. Pas rikthimit, do të luajë një pjesë me trombë në ndeshjen Inter-Juventus të 28 prillit, do të luajë në mes të fushës.

“Kam mësuar t’i bie trombës në 1968-ën. Kam shkuar në “San Siro” për 20 vjet, deri në vitin e titullit rekord të Trapatonit. Ish-presidenti Ernesto Pelegrini më përshëndet edhe sote. Tromba është një instrument që i karikon lojtarët dhe shpresoj që t’i bëj ata të fitojnë. Të martën më ndodhi diçka e pabesueshme. Pritja e tifozëve më bëri të më dridheshin këmbët. Shumë bukur. Edhe jashtë më kanë pritu jashtëzakonisht mirë. Në Varshavë, kryetari i tifozëve polakë më bëri xhiro rreth fushës dhe për ta kjo ishte diçka unike”, – ka thënë Ricciardi.

Related posts

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmat: Lojërat kanë ardhur në ngritje, duhet të…

Delo.autor

OFENDOI ARBITRIN PAS NDESHJES ME MILANIN/ “Disiplina” italiane merr vendimin për Igli Taren, ja sa dënohet

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Me shitjen e Semedos, Barcelona blen dy super mbrojtës…

Delo.autor

Leave a Comment