Futboll Sport

Finalja e mbijetesës, lajme të mira para ndeshjes Teuta-Kamza

Rikthime në kohën e duhur te Teuta. Skuadra e drejtuar nga Gentian Begeja pësoi një humbje në Vlorë me Teutën dhe normalisht ka bërë që edh atmosfera tanimë në kampin durrsak të mos jetë më e mira para ndeshjes së të dielës me Kamzën. Një finale për durrsakët, që duhen të fitojnë me çdo kusht nëse kërkojnë të qëndrojnë në Kategorinë Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ka edhe lajme të mirë.

Në Vlorë stafi teknik nuk kishte tre lojtarë të rëndësishëm të formacionin dhe skuadra durrsake vuajti në mbrojtje, duke pësuar tre herë. Për ndeshjen me Kamzën do të jenë të gatshëm Bojan Gjorgievski dhe Ardit Hila. Ky i fundit luan një rol shumë të rëndësishëm në mesfushë në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarëve, ndërsa maqedonasi në linjën e djathtë të prapavijës ka qenë i pazëvendësueshëm prej janarit, kur edhe iu bashkua Teutës.

Të dy këta lojtarë kishin plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe me Kamzën kanë të drejtë të luajnë dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Begeja dhe stafin e tij. Ai që shqetëson për momentin është mbrojtësi kroat Antr Hrkac. Shtatlarti, autor i golit të parë në fitoren me Vllazninë para një jave, ka pasur një problem në gju gjatë javës së shkuar dhe mungoi në Vlorë. Gjendja e tij do të shihet këto ditë dhe do të përcaktohet nëse do të jetë i gatshëm për takimin e së dielës me Kamzën.

Related posts

DËSHIRON REALIN/ Falcao kërkon largimin nga Monaco

Isa.Autor

SHËLQEU PËRSËRI NË PREMIER/ Shihni notën dhe statistikat e Armando Brojës

Delo.autor

“YLLI” QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të “rrëmbejë” talentin e Crystal Palace…

Delo.autor

Leave a Comment