Futboll Seria A Sport

Fiorentina kërkon 50 milionë euro për lojtarin e kërkuar në Premier League

Fiorentina ka caktuar një çmim prej 50 milionë eurosh për Federico Chiesa, sulmuesin që pëlqehet nga Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

Sulmuesi anësor, djali i ish-futbollistit Enrico Chiesa, ka filluar të jetë pjesë e rregullt e kombëtares italiane dhe ka shënuar 6 gola në këtë sezon të Serie A.

Liverpool, Manchester City dhe Manchester United kanë pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e Chiesa dhe mendohet se do të lëvizin për blerjen e tij në verën e ardhshme.

Thuhet se për lojtarin është interesuar edhe Napoli dhe në pritje të ankandit, sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Fiorentina ka përcaktuar çmimin e talentit: 50 milionë euro.

Related posts

MOTOGP/ Andrea Dovizioso, me Ducatin deri në vitin 2020

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ish-gruaja denoncon futbollistin e Manchester Cityt, ja për çfarë e akuzon…

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Pas një asist nga Soares, ylli Jota ndëshkon me kokë Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment