Futboll Seria A Sport

Mesfushori i Roma zbulon: Kam refuzuar Madridin dhe Barcelonën

“Ylli” i Roma, Daniele de Rossi, ka zbuluar se dikur ka refuzuar mundësinë për të shkuar te Real Madrid dhe Barcelona.

Aktualisht 34-vjeç, De Rossi ka 18 vjet që luan me Roma, që kur u fut në ekipin e parë në vitin 2000 dhe debutoi në vitin 2001. Sivjet ai ka luajtur 19 ndeshje në Serie A, me një gol dhe një asist.

“Nga ana profesionale ishte një gabim që nuk pranova të flas as me Barcelonën dhe as me Real Madrid. Kisha një ambicie personale, jo të fitoja me klubin më të madh të botës, por të fitoja diçka me Romën. Ky mentalitet nuk ekziston më me futbollistëve,” – tha De Rossi për “Canal Sports”.

Më pas ai shtoi: “Provova dhe po provoj të bëj diçka që nuk ka bërë askush, por e pranoj se kam pasur mundësinë të realizoj ëndrrën e çdo futbollisti dhe uroj që kjo mos më kushtojë shenjtë.”

Related posts

Gareth Bale bën me dhimbje koke Zinedine Zidane…

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas triumfon në Turqi, Verstappen rimerr kreun e renditjes

Delo.autor

Para 4 vitesh lyente rrugët, sot jeton ëndrrën në Botëror. Historia rrëqethëse e sulmuesit të Brazilit

Sadik.Autor

Leave a Comment