Futboll Seria A

Fiorentina-SPAL, 50 vjet më vonë dhe historia e pathënë e monedhës!

SPAL kthehet të luajë në Firenze pas 50 vitesh, më saktësisht që nga ai 5 maji i vitit 1968, që përfaqëson një nga ditët më të zeza për historinë e futbollist të SPAL, duke qenë se me humbjen e pësuar në “Campo di Marte” përfundoi në kategorinë e dytë.

Deri atëherë SPAL kishte qenë thuajse gjithmonë në Serie A, që pas Luftës së Dytë Botërore, dhe që atëherë nuk u kthye më kurrë në elitën e futbollit italian, deri jnë sezonin e kaluar.

Pikërisht në atë pranverë të vitit 1968 ndodhën prapaskena të ndryshme të kishin si protagoniste pikërisht Fiorentina dhe SPAL.

SPAL, që drejtohej nga Francesco Petagna, gjyshi i sulmuesit aktual të Atalanta, kishin fituar në tre ndeshje radhazi dhe u paraqitën në Firence me shpresa të mëdha për të “mbijetuar”.

Humbja 2-0 në Firence e zbriti sërish këtë ekip në “zonën e ftohtë”, ndërsa Fiorentina konsolidoi vendin e tretë.

Në javën e fundit SPAL priti Juventus dhe u mposht duke rënë në Serie B.

Por, ekzaktësisht më 24 prill 1968, Fiorentina dhe SPAL u sfiduan në Salsomaggiore në rast të finales së turneut “De Martino”, veprimtaria e njohur në Itali mes ekipeve “B” të klubeve, e cila u zhvilluar deri në vitin 1971.

Në stolin e Fiorentina ishte Mario Mazzoni, trajneri i të rinjve, që në vitin 1967 mori drejtimin e skuadrës së parë pas shkarkimit të “Beppone” Chiappella.

Kurioz është fakti se të dyja skuadrat aktivizuan elementë nga ekipi i parë.

Fiorentina kaloi në avantazh, por SPAL barazoi dhe ndeshja shkoi me shtesë. As në shtesë nuk pati gola dhe aso kohe nuk ekzistonin penalltitë.

SPAL fitoi trofeun pas hedhjes së monedhës në formën e shortit, ashtu si do të fitonte Italia ndaj Rusisë, pak javë më vonë në gjysmëfinalet e kampionatit europian, i vetmi i fituar nga “axurrët”.

Edhe ky është i vetmi trofe i fituar nga SPAL në një veprimtari të organizuar nga Federata Italiane e Futbollit.

Gjithsesi për futbollistët e Fiorentina ishte vetëm një zhgënjim i përkohshëm, sepse një vit më vonë Ferrante, Merlo, Chiarugi, Esposito, Mancin dhe Cencetti përjetuan sezonin e jetës, duke u shpallur kampionë të Serie A.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli i Real Madrid njofton largimin nga kombëtarja, ja emri…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Shikoni si tifozët e Atalantas presin në aeroport lojtarët e tyre (VIDEO)

Delo.autor

Pas derbit, vjen kontrata për Gattuson

Sadik.Autor

Leave a Comment