Futboll

Historia/ Ibra për pak u vra nga shoku i ekipit te Ajaksi

Zlatan Ibrahimovic njihet si një nga ata njerëz që përgjithësisht ngjallin frikë. Por ka qenë një moment kur suedezi rrezikoi seriozisht jetën. Kjo ndodhi gjatë një përplasjeje në dhjamte zhveshjes me një tjetër futbollist, egjiptianin Mido. Ibra dhe Mido luanin të dy te skuadra e Ajaksit. Sulmuesit dallonin për forcën e tyre fizike dhe karakterin e vështirë.

Në takimin kundër rivalëve të kampionatit, PSV-së, egjiptiani u zëvendësua në lojë pikërisht nga suedezi. Por ky i fundit nuk e përshëndeti futbollistin ndërsa po futen në lojë. Nga Mido ky veprim u mor si ofendim. Kur të gjithë ishin në dhomat e zhveshjes ai tepër i acaruar nisi t’i ofendonte shokët e skuadrës. I vetmi që reagoi ishte Ibra, i cili iu përgjigj po me të njëjtën monedhë dhe ia bëri të qartë se ishte një idiot. Mido u tërbua nga kjo dhe me gërshërët që kishte në dorë e gjuajti. Gërshërët i kaluan shumë ngjitur suedezit dhe u përplasën në mur duke lënë shenjë.

“Po i bërtisja Zlatanit dhe ai mua. Kisha gërshërët në duar ndërsa po hiqja fashat nga kaviljet. Kurse pas 10 minutash unë shkova në dush dhe ai ishte i ulur në Jacuzzi. Ne e pamë njëri tjetrin dhe nisëm të qeshnim. Kujtoj që i thashë Zlatanit: ‘A e di se për pak të vrava? Dhe ai më tha: ‘Po e di’”.

Në vazhdim egjiptiani u huazua te Celta Vigo e pastaj u shit te Marseille. Por egjiptiani tha se pavarësisht këtij incidenti, ai me Zlatanin kanë ngelur miq.

Mido është një nga futbollistët më të dashur të Egjiptit. Ai konsiderohej si një hero për popullin tij,përpara se ylli i Muhamed Salah të niste të shkëlqente. Ai u bë futbollisti i parë egjiptian që luajti në La Liga. Interesant është fakti se i dha fund karrierës si futbollist vetëm 30 vjeç, në një moment kur kishte shans që të jepte edhe më shumë për futbollin. Ndërkohë që ndryshe na ai, Ibrahimovic vazhdon që të luajë dhe të befasojë me golat e tij. Aktualisht në moshën 36 vjeçare ai luan për La Galaxy në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

Related posts

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Napolit nuk e “tradhëton” Italinë. Kalon te Fiorentina

Delo.autor

YLLI SEFERI U PREZANTUA TEK “BARDHEBLUTË”/ Ja si pritet të rreshtohen Kampionët e Superiores në sfidën e radhës…

Delo.autor

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Delo.autor

Leave a Comment