Bundesliga Futboll

Fitore shprese për Hamburgun ndaj Schalkes

Emocione të mëdha në sfidën mes Hamburgut dhe Schalke 04, që përfundoi me rezultatin 3-2. Vendasit më në fund shohin dritë në fund të tunelit dhe ndezin shpresën për mbijetesë, edhe pse mundësitë për të qëndruar mes më të mirave të futbollit gjerman mbeten minimale. Nuk figuronte në listën e të grumbulluarve të Schalkes Mërgim Mavraj, i cili është pezulluar nga trajneri, që e ka dërguar duke u stërvitur me ekipin e të rinjve. Naldo i dha epërsinë Schalkes që në minutën e 9-të, por të zotët e shtëpisë barazuan me Kostic në të 17-ën.

Sapo nisi pjesa e dytë Hamburgu kaloi për herë të parë në epërsi me Holtby, por Schalke reagoi me Burgstaller, që e dërgoi topin në rrjetë në të 63-tën. 6 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Hunt shënoi një gol shumë të rëndësishëm për Hamburgun, që në 5 ndeshjet e mbetura të Bundesligës duhet të rikuperojë 5 pikë nga Manzi, për të shkuar në play out, apo 7 nga Wolfsburgu për të siguruar drejtpërdrejt mbijetesën.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E ÇUDITSHME/ PSG sakrifkon yllin e ekipit për “Jashtëtokësorin”, drejtuesit pranojnë situatën

Delo.autor

“NUK MENDOJ SE ISHTE FAT I KEQ”/ Sensi: Dy vite shumë të vështira tek Interi, zgjodha Sampdorian prej…

Delo.autor

SIGURUAN FINALEN E SUPERKUPËS SË SPANJËS/ Casemiro s’ka frikë nga askush: Barca apo Atletico? Për ne…

Delo.autor

Leave a Comment