Futboll Seria A Sport

FRIKSOHET NAPOLI/ Klubi anglez është gati ti rrëmbej mbrojtësin shqiptar dhe…

Që Elseid Hysaj kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Angli, kjo nuk është më një sekret dhe e ka pranuar menaxheri i lojtarit në deklaratat që ka dhënë për mediat italiane. Por, këtë mëngjes një tjetër prapaskenë merkatoje vjen nga “Tuttosport”, që flet për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar dhe jo vetëm. Sipas portalit të njohur italian Chelsea e ka përqendruar merkaton te Napoli në disa në pista. Klubi nga Premier League po projekton trajnerin Sarri në krye të stolit për sezonin e ardhshëm. Me Conten pothuajse të larguar, klubi nga Londra është në gjurmët e trajnerit italian, i cili do të ketë edhe miliona euro në dispozicion për të afruar futbollistët që do merkato. Presidenti Abrahamovich ka besim se trajneri aktual i napoletanëve mund të bëjë mirë në skuadrën e tij dhe po përpiqet që ta joshë.

Dhe në paketën e Sarrit do të jetë edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar ka një klauzolë largimit prej 50 milion eurosh dhe kjo nuk është një problem për anglezët që janë gati të paguajnë 55 milion, për të bindur futbollistin që të luajë në Premire League sezonin e ardhshëm, por edhe klubin që ta lërë të lirë. Përballë një oferte të tillë edhe vetë presidenti i Napolit, De Laurentis nuk parashikohet të rezistojë. Menaxheri i Hysajt ka pasur edhe një takim me klubin e Chelsea-t dhe kjo mund të jetë një nga pistat e nxehta të merkatos. Por, si për të bindur trajnerin Sarri, anglezët janë gati të bëjnë edhe një tjetër goditje të bujshme. Kalidou Koulibaly është emri i lojtarit që është në planet e drejtuesve. Por, një transferim i tillë është pak i vështirë, pasi klauzola e futbollistit është 100 milion euro. Por, për momentin te skuadra e Napolit janë ndalur të gjitha bisedat e merkatos deri në mbyllje të sezonit, ku ekipi i Sarrit ka objektiv titullin kampion.

Related posts

“KAM VUAJTUR BULLIZMIN”/ Rrëfimi special i Hamilton: Makinat dhe karateja më shpëtuan…

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin, kërkon ulje çmimi nga klubi…

Delo.autor

(VIDEO) Liverpool kalon në epërsi ndaj Cityt, Chamberlain autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment