Futboll Seria A Sport

Inter-Juventus, gjithashtu edhe një udhëkryq për Botërorin: Higuain-Icardi

Pas Juventus-Napoli, të javës së kaluar, sonte në “San Siro” është duke u përgatitur të uhet një tjetër ndeshje vendimtare për Seria A. Juventus vijon betejën e titullit në rivalitet të plotë me Napolin, ndërsa Interi vazhdon të ndjekë Romën dhe Lazion për një vend në Ligën e Kampionëve. Në një kuptim ose në një tjetër, do të jetë një ballafaqim vendimtar…

Por, duke dashur të lëvizim “xhamin zmadhues” për një moment, kjo midis Interit dhe Juventusit do të jetë një ndeshje themelore edhe për… Botërorin! Të dyja skuadrat udhëhiqen nga dy sulmues argjentinas, dy pikat referuese te bardhezinjtë dhe zikaltrit. Kjo ndeshje mund të bindë përfundimisht edhe trajnerin e Argjentinës, Sampaoli, se cilin duhet të marrë me vete në Rusi; Gonzalo Higuain apo Mauro Icardi.

Duke e lënë mënjanë për një moment pozicionin e Paulo Dybala, i cili për shkak të pranisë së rëndë të Leo Messit, duket i destinuar të mos jetë në Botërorin e Rusisë, fokusohemi tek vetëm një vend i disponueshëm në kombëtaren e Argjentinës, për njërin midis Icardit dhe Higuain. Tani, për Jorge Sampaolin (i cili pritet sot në “San Siro”, sipas “Gazzetta dello Sport”) nuk duket të ketë histori: “Pipita” është përpara “Maurito”.

Por, i gjendur para agjërimit të gjatë me golin të Gonzalo Higuain, trajneri i Albiceleste kërkon t’i shohë edhe njëherë të dy sulmuesit në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe mjaft domethënëse.

Tani, në këtë kohë, në Seria A, Icardi duket të jetë shumë më në formë se sulmuesi argjentinas i Juventusit, i cili duhet të shënojë e fitojë në “San Siro”, për ta bindur përfundimisht Sampaolin dhe ta nisë titullin për në Vinovo. Thënë ndryshe, me një gur, Higuain duhet të vrasë dy zogj…

Icardi do të duhet të luajë një finale fenomenale sezonale për ta bërë Sampaolin të mendohet dhe t’i revizionojë gjërat. Me një gol këtë mbrëmje, sulmuesi i Interit mund ta udhëheqë skuadrën zikaltër drejt zonës “Champions”; objektiv që, megjithatë, do të vuloset në sfidën vendimtare dhe të javës së fundit, kundër Lazios.

Por, natyrisht, nuk do të jetë vetëm këto dy lojtarë të në qendër të vëmendjes në Milanos. Ka kuriozitet në pozicionin e Cuadrados (gjykuar si mbrojtës nga Allegri), ndikimin e Mandzukic si titullar, pasi e filloi nga stoli kundër Napolit, performancën e Rafinha në një ndeshje të madhe, në këtë nivel, dhe mbrojtjen e Interit (praktikisht e padepërtueshme në ndeshjet e drejtpërdrejta të këtij kampionati).

Related posts

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Futbollisti zikaltër enutziast: Dëshirojmë të përballemi me Realin ose…

Delo.autor

PËRHAPJA E COVID-19/ Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë

Delo.autor

Miliona për Vllazninë, premio jo vetëm nga klubi

Q.Autor

Leave a Comment