Boks

Fury shpall datën e rikthimit, ka një mesazh për Joshua & Wilder

Tymon Fury shprehet se do të rikthehet më 9 qershor me qëllim për të rimarrë titullin e kampionit të botës.

Anthony Joshua është tre-katër ndeshje larg horizontit por Fury nuk ka asnjë dyshim se ai do ta mposhtë bashkë me rivalin amerikan me lehtësi.

“Do të jem unë ai që do të zgjedhë kundërshtarin por do t’i vijë edhe dita Joshuas. Tyson është një boksier i madh dhe ai duhet të jetë gati fizikisht – për të rimarrë titujt që nuk humbi asnjëherë në ring,” shprehet promovuesi i ti Warren.

“Ndeshja ndaj Joshua do të ndodhë pas tre-katër sfidave, kur të jemi gati do ta shtypim butonin.”

“Kur të vijë momenti do të ketë vuajtje për të tjerët,” shprehet Fury.

“Ata që mendojnë se janë më të mirët në botë, nuk janë. Kam humbur peshë, kam filluar të ndeshem 12 raunde në stërvitje. Do të jetë e lehtë të bëhem përsëri kampion. E patë ndeshjen me Parker, ai ka probleme ndaj atyre që që lëvizin shumë.

“Do ta mposht pas disa raundeve leksioni. Wilder është një nga më të mirët pasi është i rrezikshëm deri në sekondën e fundit. Por nuk është boksieri më i mirë në botë.

“Jam rikthyer.”

Related posts

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Delo.autor

THUMBON JOSHUAN/ Deontay Wilder: Kampion bote me rivalë të lehtë, ka frikë të…

Delo.autor

RIKTHEHET PAS 5 VITESH/ Gustafsson: Këtu mbyllet mbretëria e Jones, është duel…

Isa.Autor

Leave a Comment