Futboll

Futbollist në Premier League? Jo jo, më mirë menaxher i tyre

Me 242 milionë euro që në sezonin e shkuar klubet e Premier League-s i paguan si komisione për menaxherët dhe ndërmjetësuesit e transferimeve të futbollistëve, jo vetëm që mund të blihej Neymar nga Barcelona (222 milionë euro kushtoi) , por do të ngelej edhe ndonjë pjesë për ndonjë përforcim të minutave të fundit.

Por të gjitha ato para shkuan dëm. Ose më saktë, duke iu referuar raportit të shkruar nga Federata Angleze e Futbollit, nga periudha 1 shkurt 2017-31 janar 2018 përfunduan në duart e mbretërve të vërtetë të merkatos, menaxherëve të futbollistëve. Krahasuar me vitin e shkuar, ka një rritje me 45 milionë euro, gati 21% të fitimit.

Vetëm Liverpool i pagoi 30.65 milionë euro menaxherëve të blerjeve të fundit; Virgil Van Dijk, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Mo Salah, pra gati dyfishin e një viti më parë. Pas “të kuqve” vjen Chelsea me 28.76 milionë euro të paguara për agjentët dhe në vend të tretë Manchester City me 26,85 milionë euro. Katërshen e mbyll Manchester United që futi në xhepat e menaxherëve 20.6 milionë euro.

Por surpriza në Angli është Watford i familjes Pozzo, që ka derdhur në llogaritë bankare të menaxherëve shumën e 15.32 milionë euro, që është më shumë se sa ka shpenzuar Arsenal (12.08 milionë euro) dhe sidomos Tottenham (8.2 milionë euro).

“Spurs” harxhuan 8.2 milionë euro, kurse pas ngjitjes në Premier League, Huddersfield arriti që t’i mbante kostot për menaxherët të ulëta, vetëm 2.81 milionë euro.

Related posts

SUPERSFIDA/ Napoli-Milan: Zero fitore në 7 ndeshje për “Djajtë” në “San Palo”

Isa.Autor

BARCELONA-SLAVIA PRAGUE/ Luis Suarez mungon në këtë ndeshje, rikthehen dy yjet… (FOTO)

Delo.autor

Napoli fiton edhe ndaj Beneventos, vazhdon kryesimin në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment