Futboll

Nurkovic bën heroin, Muzaka dhe Gavazaj debat për penalltinë

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila po luhet prej orës 17:00, në stadiumin e Korçës. Pjesa e parë ndërmjet korçarëve dhe vlonjateve u mbyll me rezultatin 0-0. Një takim që përmbushi pritshmëritë e larta që kishte sfida para fillimit të takimit.

45-minutat e para ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit ishin mjaft të luftuara. Vendasit u paraqitën më lart se miqtë, pasi u shfaqën më rrezikshëm në portën e Nurkovicit, ndërkohë që Teqja ishte thuajse turist, pasi nuk u vu asnjëherë në provë. Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte penalltia e fituar nga James në minutën e 29-të. Një ndërhyrje e lehtë kundër sulmuesit, futbollisti i Skënderbeut rrëzohet dhe Jorgji akordon penallti. I dyshimtë vendimi i kryesorit.

Muzaka merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, pavarësisht se Gavazaj donte ta gjuante vetë. Ky i fundit tregoi pakënaqësinë e tij hapur. Muzaka gjuan nga 11 metrat, por nuk godet si duhet. Portieri boshnjak, Nurkovic e pret duke mbajtur në lojë ekipin e tij. Loja vazhdon me të njëjtin ritëm me Skënderbeun që ka më shumë iniciativë. Sowe, Gavazaj dhe James janë në një ditë të mirë dhe ushtrojnë presion.

Pjesa e dytë mes të dy ekipeve pritet të prodhojë gol, pasi ritmi i lojës është i lartë dhe skuadrat po tregojnë një nivel të kënaqshëm futbolli. Të dy trajnerët u shfaqën mjaft të tensionuar në pjesën e parë, pasi ishin gjithë kohën në këmbë duke dhënë udhëzime për lojtarët e tyre. 45-minutat e dyta janë të gjitha për t’u shijuar. /EDS

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu – Flamurtari 0-0
E mërkurë, 4 prill 2018, ora 17:00, stadiumi “Skënderbeu”, Kor
çë

Skënderbeu: Teqja, Dita, Osmani, Fidan Aliti, Mici, Nimaga, Adeniyi James, Muzaka, Vila, Gavazaj, Sowe.  Tr. Ilir Daja
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bici,  Pollo, Musta, Sidibe, Useini, Nedjelkovic, Muharrem,  Danilo, Camara. Tr. Shpëtim Duro
Gjyqtar: Enea Jorgji

Karton i verdhë: Nedjelkovic 31’

Related posts

KËRKON LARGIMIN NGA REALI/ Bale komenton vërshëllimat e tifozëve, i acaron më shumë me fjalët e tij

Delo.autor

E FUNDIT/ Ronaldo kontakton Ancelottin, zbulohet arsyeja e bisedës me palëve

Isa.Autor

REZULTATE QË SURPRIZUAN BOTËN/ Shqipëria në mediat spanjolle përkrah me më të dobëtat

Isa.Autor

Leave a Comment