Futboll Seria A Sport

Gabigol+Martinez, gola dhe kryesim! Por për Interin…

Një gol për t’u ringjallur, një gol për të mbrojtur kryesimin në grupin e Kupës Libertadores, Champions League e kontinentit amerikan. Gabriel Barbosa dhe Lautaro Martinez kanë shënuar të dy në javën e katërt të turneut dhe i kanë dhuruar respektivisht fitoren 2-0 Santos dhe barazimin 1-1 Vasco da Gama.

Dy sulmues që po shënojnë dhe po magjepsin Brazilin dhe Argjentinën dhe që i kanë kthyer buzëqeshjen Inter-it për dy arsye të ndryshme. Lautaro Martinez do të jetë blerja e parë e madhe e klubit zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Është paguar 20 milionë euro, por është një lojtar me një të ardhme të sigurt, i cili mund të luajë edhe në Kupën e Botës. Gabigol ka qenë një nga blerjet e dështuara të Suning dhe synon të ringjallet në atdhe pas dy viteve të dështuara në Europë.

Inter buzëqesh, por i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe Gabigol-Lautaro Martinez nuk do të jetë dyshja e së ardhmes për zikaltrit. Nëse Lautaro e ka të sigurt aktivizimin me milanezët, Gabigol synohet të shitet në harkun e një viti dhe të rikuperohen 30 milionë eurot e shpenzuara në gushtin e 2016-ës.

Periudha e huazimit në Brazil do të përfundojë në dhjetor dhe Inter do të provojë ta nxjerrë në merkaton, me vetëdijen se ringjallja e lojtarit po kompletohet. Dy lojtarë me të tashme të njëjtë dhe të ardhme të kundërt. Gabigol dhe Lautaro Martinez nuk do të jenë (bashkë) e ardhmja e Inter.

Related posts

CHAMPIONS/ Brugge ngrin Zenitin në Rusi! Fitore në frymën e fundit

Delo.autor

GABRI DHE LEVANDOVSKI NË SHITJE/ Bajerni i Mynihut ëndërron sulmuesin e Interit dhe të Çelsit

F.autor

Brazili e bën “samba” kundër Serbisë dhe pret biletën për në fazën tjetër (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment