Futboll Seria A Sport

Juventus ka gati sulmuesin e së ardhmes, këtë sezon ka shënuar 15 gola

Juventus është padyshim një nga ato ekipe që bazohet te elementi italian dhe ndër vite ka treguar se mund të ofrojë kampionë të mëdhenj italianë siç kanë qenë Del Piero, Rossi apo edhe Bonipertti. Duket se një sulmues i madh i së ardhmes është gati për bardhezinjtë. Po flasim për Alberto Cerri. Ndoshta një emër i padëgjuar për shumë vetë, por ai po bën ‘namin’ këtë sezon në Serie B.

Sulmuesi 22-vjeçar aktivizohet te Peruggia, por kartonin e tij e zotëron Juventus. Deri më tani ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 10 asist duke ndihmuar ekipin e njohur të jetë pretendent për tu ngjitur në Serie A pas shumë vitesh duke e lënë për momentin në zonën e play off. Sulmuesi i së ardhmes është gati për bardhezinjtë dhe me shumë mundësi Cerrin sezonin që vjen do e shohim në Torino duke mbrojtur ngjyrat e Juventusit.

Related posts

NDRYSHIME TEK BARCELONA/ Ja emri i yllit të parë që do të largohet në fund të sezonit nga “Camp Nou”…

Delo.autor

Dy klubet e vetme që mund të blinin Pogba nuk janë të interesuar

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS HUMBJES NDAJ INTER/ PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

Delo.autor

Leave a Comment