Futboll Seria A Sport

Gattuso: Calhanoglu është thelbësor për ne, duam Europën

Hakan Calhanoglu ka qenë vendimtar në fitoren e marrë nga Milan kundër Bologna-s me një gol dhe një asist. “Dua të fitoj gjithmonë dhe e kemi bërë kryesisht në pjesën e parë”, ka thënë mesfushori i kuqezinjve.

“Ishte shumë e rëndësishme t’i menaxhonim më mirë 90 minutat, por në këtë moment nuk është e lehtë, edhe për shkak të të nxehtit. Gjithsesi, jemi të gëzuar me tri pikët”.

“Kam luajtur mirë, edhe me Bonaventura-n dhe Suso-n. Është e rëndësishme që kam shënuar, por mendoj për sfidat e ardhshme që do të jenë shumë të vështira”.

Në lidhje me Gattuso-n: “Punon shumë mirë me ne, kërkon gjithmonë 100% nga të gjithë. Është thtelbësor për ne, duam Europa League”.

Related posts

Alegri i ekzaltuar pasi eliminoi Totenhemin: E merituam, pritëm momentin e duhur dhe goditëm

Q.Autor

LEGJENDA E ANGLISË/ TERRY nuk ka ndërmend të tërhiqet, transferohet në Rusi

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dha dorëheqjen vitin e kaluar, ja kush e zëvendëson trajnerin e suksesshëm

Delo.autor

Leave a Comment