Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah rrezikon 2 ndeshje pezullim

Mohamed Salah rrezikon të dënohet për dy ndeshjet e fundit të Liverpool në Premier League.

Dhe kjo do t’i jepte yllit të Tottenham Harry Kane një motivim ekstra në luftën për Këpucën e Artë.

Sektori disiplinor i FA pritet të shqyrtojë përplasjen e egjiptianit me Bruno Martins Indi të Stoke gjatë barazimit pa gola në Anfield të shtunën.

FA është vënë në dijeni nëpërmjet postimeve të shumtë në mediat sociale të incidentit, ku ylli i Kuq duket që ka dashur të godasë mbrojtësin pranë mesit të fushës.

 Arbitri Andre Marriner nuk e ka parë këtë incident, i cili ka ndodhur pak përpara pjesës së parë.

Sipas rregullores së FA, çdo sjellje e dhunshme që nuk shikohet nga arbitri i dërgohet panelit të disiplinës që është i përbërë nga tre ish-arbitra, që duhet të vendosin në mënyrë unanime nëse do ta dënojnë apo jo lojtarin.

Salah do të zbulojë brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të dënohet apo jo.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Sulmuesi Giroud zhbllokon sfidën ndaj Atletico-s me një roveshatë, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Sherr në ”Loro Boriçi”, sharje, shtyrje dhe sende nga tribunat

Sadik.Autor

NUK ISHTE I LUMTUR ME OFERTËN E RE/ Guardiola kërkon të afrojë ish-fituesin e “Topit të Artë”…

Delo.autor

Leave a Comment