Futboll Seria A

Gattuso: Nuk mund të them se jam i kënaqur nga rezultati, një humbje që me djeg

Gennaro Gattuso nuk ka qenë aspak i kënaqur nga humbja që Milani pësoi ndaj Juventusit me shifrat 3-1, një rezultat që ka ndërlikuar disi pozitat e kuqezinjve për një vend në Champions League sezonin tjetër. “Nuk mund të them se jam i kënaqur nga rezultati, një humbje që me djeg.

Më vjen inat, pasi luajtëm mirë këtu, në fushën e Juves dhe nuk morëm asgjë. Kjo ndeshje ishte pak a shumë si ajo ndaj Arsenal, në Londër”, u shpreh trajneri i Milanit.

Mund të merrnim diçka më shumë nga kjo ndeshje, duhet të jemi gjithnjë një makinë e përkryer, sidomos në ndeshje të tilla, ku nuk mund të gabosh, pasi ndëshkohesh. Kur vjen minuta e 75-të duhet të durosh dhe përballosh furinë e rivalëve, nuk mjafton vetëm organizimi, por edhe përgatitja fizike. Megjithatë, në përgjithësi jam i kënaqur nga skuadra edhe pse me pak kujdes mund të kishim marrë diçka më shumë”, tha Gattuso.

Trajneri i kuqezinjve në fund nuk i kursen kritikat për lojtarin turk Hakan Calhanoglu, që bëri gabime në momentin që Juventusi realizoi dy golat e fitores në fundin e ndeshjes. “Mund edhe ta humbasësh topin, por nuk mund të rrish aty duke parë, duhet të vraposh pas kundërshtarit dhe të inkurajosh shokët. Duhetj ta lëvizte by… në fushë, mos priste që të hyja unë në fushë dhe t’ia thosha”, u shpreh Gennaro Gattuso.

Related posts

Barcelona godet në merkato, transferon yllin spanjoll nga Premier Liga

Sadik.Autor

LAJME TË MIRA PËR TRAJNERIN PIOLI/ Dy lojtarët “Kuqezi” pranë rikuperimit për sfidën ndaj Bologna-s, ja emrat…

Delo.autor

Entuziazmi nuk ka kufi, ja çfarë bëjnë tifozët e Juventusit për të parë Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment