Futboll Seria A Sport

Genova mund Crotone-n e Ajetit, Torino dhe Chievo e mbyllin në barazim

Janë mbyllur  tre ndeshjet e para të javës së 32-të të Serie A. Ndeshja e parë midis Cagliarit dhe Udineses, u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, ku golat u shënuan nga Lasagna për Udinesen që nuk ruajti dot avantazhin, kurse për Cagliarin shënuan Pavoletti dhe Ceppitelli.

Ndeshja tjetër midis Chievos dhe Torinos, e përfunduar në barazim pa gola, ku nga Torino pritej shumë pas fitores së fundit ndaj Interit. Për Chievon ky rezultat mund të quhet një dështim, pasi ndodhet akoma në rrezik për të rënë nga kategoria.

Crotone ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares të Shqipërisë, Arlind Ajeti, ka pësuar një tjetër humbje, ku nuk kanë arritur që të dalin me pikë nga fusha e Genoa-s. Protagonisti i ndeshjes ishte Daniel Bessa, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 28. Ekipi i Ajetit ndodhet në vendin e 18, shumë pranë rënies nga kategoria.

 

Related posts

Formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 22-të të Kategorisë Superiore

Q.Autor

Vettel: Kaosi që krijoi shiu na hoqi mundësinë për “pole”

Isa.Autor

Paraqitja e mirë ndaj Liverpoolit ia siguron kontratën e re yllit të Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment