Futboll Seria A Sport

Milan-Napoli, ja si do të luajnë skuadrat

Shumë vite më parë Milan-Napoli ishte një sfidë për titull, një betejë e vërtetë për titullin kampion në Itali. Pas viteve të artë të Van Basten dhe Maradona, sot sfida mes skuadrave të Gattuso dhe Sarri vlen një copë të titullit vetëm për klubin e Aurelio De Laurentiis, i cili, ndryshe nga ish-pronarët e kuqezinjve, ka ditur të investojë me më shumë efikasitet në vitet e fundit. Ndërkohë, ekipi i Gattuso është në garë për një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Si vjen Milan
Pas barazimi të marrë në shtëpi kundër Sassuolo, Rino Gattuso nuk do të ketë në dispozicion për herë të parë dy qendërmbrojtësi Romagnoli dhe Bonucci. Dy mungesa të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të kenë në qendër të mbrojtjes dyshen Zapata-Musaçhio. Nëse në mesfushë pritet të konfirmohet Kessie, Biglia dhe Bonaventura, mbeten dyshimet për sulmin dhe më saktësisht për lojtarin që do të luajë në krah të Calhanoglu dhe Suso. Andre Silva duket se është në avantazh për vendin e titullarit.

Si vjen Napoli
Pa të skualifikuarin Mario Rusi, Maurizio Sarri do të kthejë Christian Maggio në një mbrojtje ku do të kthehet edhe Albiol. Për trajnerin napolitan do të kthehet në dispozicion edhe Jorginho, që do të luajë me Hamsik dhe Allaen mbrapa treshes titullare të sulmit: Insigne, Mertens dhe Callejon. Në varësi të ecurisë së ndeshjes së “San Siro”-s, Sarri mund t’i besojë edhe Milik. Polaku mund të jetë i dobishëm në vazhdim të sfidës, siç ka ndodhu në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Chievoi-s.

Formacionet e mundshme
Milan (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Zapata, Musacchio, Rodriguez; Kessiè, Biglia, Bonaventura; Suso, Calhanoglu, A. Silva.
Napoli (4-3-3): Reina; Maggio, Koulibaly, Albiol, Hysaj; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.

Related posts

Real Madrid, duhen €100 mln për objektivin Salah

Q.Autor

RENDITJA/ Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22

Delo.autor

NË “LUFTË” PËR VENDIN NË CHAMPIONS/ Spalletti merr lajmin e keq, dëmtohet ylli “Zikaltër”…

Delo.autor

Leave a Comment