Futboll Ligue 1 Sport

GËZOHEN BRAZILIANËT/ Neymar kthehet në Paris, ecurinë e riaftësimit…

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se klubi është shumë i kënaqur me mënyrën sesi Neymar është duke i tejkaluar problemet me lëndim.Sulmuesi është në Brazil dhe tashmë është i gatshëm të rikthehet në kryeqytetin spanjoll për ta fituar formën fizike para Kupës së botës 2018 në Rusi.

Kontrollet mjekësore në 26-vjeçarin tregojnë se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për të luftuar për ekipin kombëtar të Brazilit në Botëror.

“Rezultati i këtyre studimeve ka konfirmuar se lëndimet në nyje dhe këmbën e djathtë janë duke u shëruar në një shkallë të lartë të kapshmërisë, që do të thotë se mjeti mbrojtësi i palëvizshmërisë në këmbën e lojtarit mund të largohet tani”, ka thënë PSG-ja në një komunikatë për media.“Ajo që do të pasojë tani është një program rehabilitimi, i cili do të nisë në ditët në vijim në Brazil dhe do të vazhdojë më pas në qendrën stërvitore në ‘Ooredoo’”, thuhet më tej në komunikatën e gjigantit francez.

Goal, ndërkohë, ka mësuar se Neymar do të kthehet në Paris të enjten.

Related posts

155 SEKONDA DHE ASIST VENDIMTAR/ Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

Delo.autor

E PABESUESHME NË KOLUMBI/ Ish-ylli i Inter-it arrestohet pas një sherri me prindërit (VIDEO)

Delo.autor

“E HUMBËM NDESHJEN PËR SHKAK TË GABIMIT TIM”/ Mbrojtësi De Ligt ndihet fajtor: Mendova se…

Delo.autor

Leave a Comment