Futboll Seria A Sport

INTER – JUVE/ Kryebashkiaku i Napolit masakron bardhezinjtë me këtë deklaratë

Gjykimi i takimit Inter – Juventus ka shkaktuar polemika të mëdha në Itali, duke ngjallu indinjatë për gabimet amatoreske sipas akuzuesve. Për zikaltrit dhe napolitanët kjo çështje është mjaft delikate. Në lidhje me këtë takim reagoi edhe kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris.

“Jam krenar që jam napolitan tani e gjithmonë, në gëzim e dhimbje, me defektet tona dhe me të mirat tona. Qyteti ynë dhe populli napolitan janë të lodhur me padrejtësitë. Ne do të rimarrim të gjithë ato që ju na keni hequr, do të zotërojmë atë që na takon. Asgjë më shumë se sa ajo që ne kemi të drejtë.”, shkroi në Facebook kryebashkiaku i qytetit, pas humbjes së të kaltërve ndaj Fiorentinës dhe fitores plot polemika të “Zonjës së Vjetër”.

“Diferenca mes nesh dhe atyre që uzurpojnë të drejtat tona dhe që ne prapë jetojmë është se dashurojmë dhe kemi një zemër të madhe e shumë njerzillëk. Kurse ata ndihen të fortë duke vjedhur, me vjedhje shteti dhe futbolli. Atë që na takon do të marrim, pa u ankuar dhe stresuar, me kokën lart. Dinjiteti ynë nuk ka çmim, etja jonë për drejtësinë është e madhe. Të bashkuar fitojmë, duke rrëzuar pallatet e korruptuar të pushtetit, duke realizuar objektivat tanë. Forca Napoli”, përfundoi De Magistris.

Related posts

“DO TË JETË NJË NDESHJE SHUMË E BUKUR NDAJ ANGLISË”/ Trajneri Mancini: Vetëm kështu fitohet një finale

Delo.autor

“RRËFEHET” RONALDO/ Jam në sfidë me djalin tim, e di që ai do të bëhet më…

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KUPËN E RUSISË/ Bernard Berisha hero, i jep kualifikimin Akhmat Groznit me 10 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment