Futboll Sport

Gjimshiti: Doja të fitonte Interi, ndaj Milanit befasuam shumë njeërz. Nuk e di ku do luaj sezonin tjetër

Në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport ishte i ftuar qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Nga grumbullimi me skuadrën e Beneventos, mbrojtësi foli për derbin e Italisë, të ardhmen e tij dhe pritshmëritë nga kombëtarja shqiptare.

E ndoqe ndeshjen mes Interit dhe Juventusit?

Ishte një takim shumë interesant, me shumë gola dhe përmbysje. Ishte e bukur për çdo tifoz të futbollit. Isha për fitore të Interit, por për fat të keq fitoi Juventusi.

Javën e kaluar shtangët Milanin…

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por për fat të mirë ia dolëm dhe morëm fitoren. Ishte befasi për shumë njerëz, por ne ia dolëm.

Ku do jetë e ardhmja juaj?

Në fakt tani kemi rënë nga Seria A me Beneventon dhe këtu është një situatë pak e rrëmujshme. Nuk e di ku do jem sezonin e ardhshëm, pasi unë jam i huazuar te Benevento. Kartonin tim e ka Atalanta dhe në fund të sezonit do të vendos bashkë me ta për të ardhmen.

Ku ndryshon kampionati italian, nga ai zviceran dhe ku e gjen më shumë veten?

Këtu është niveli shumë më i lartë dhe ka më shumë konkurrencë. Gjithçka ndryshon dhe ka një nivel krejt tjetër në Itali, krahasuar me Zvicrën.

Me Norvegjinë u latë në stol. Çfarë ndjesie të dha ajo ndeshje dhe a pret të luash titullar në vijim?

Unë respektoj vendimin e trajnerit, si në klub edhe në kombëtare. Kam qejf të luaj titullar dhe mundohem të përmirësohem sa më shumë, ndërsa më pas i takon trajnerit të vendosë për formacionin.

Related posts

Interi “asfalton” Udinesen, shpreson për Champions

Sadik.Autor

BATUTAT/ Rrahmani shërben kafe, Hysaj e ngacmon: E gjete…

Delo.autor

FUTET NË GARË ME PSG-NË/ “Zonja e Vjetër” interes për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment