Futboll Seria A Sport

MILAN-LAZIO/ Gatusso dhe Simone Inzaghi “përplasin brirët”, ja çfarë pritet në këtë ndeshje

Një pjesë e shanseve të kualifikimit në Ligën e Kampionëve (edicioni i ardhshëm) luhet sonte (ora 20:30) në “San Siro”, ku Milani i Gennaro Gattuso dhe Lazio e Simone Inzaghi do të “përplasin brirët” për javën e 32-të të Serie A. “Djalli” është i katërti në renditje, së bashku me Atalantën, me nga 52 pikë, ndërsa bardhekaltrit të shtatët, me 49 pikë.

Kuqezinjtë duan të dalin nga një periudhë e vështirë dhe e pafat, në të cilën kanë mbledhur vetëm një pikë në katër ndeshje (1 barazim dhe 3 humbje), ndërsa Lazio po rritet, pas një periudhe të vështirë. Ajo ka marrë 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit. Polaku Krzysztof Piatek, duke shënuar 8 gola në 11 paraqitje për Milanin, dhe Ciro Immobile, autor i 14 golave në 28 ndeshje të luajtura për kryeqytetasit, janë lojtarët më të mirë të të dy formacioneve.

MILANI – Gattuso pritet të vijë me një risi të rëndësishme në mbrojtje: Musacchio do të startojë nga minuta e parë, duke pasur pranë Romagnoli. Donnarumma do të vazhdojë të mungojë në portë për shkak të lëndimit, ashtu si Paquetá në mesfushë, ndërsa Conti është grumbulluar, por në të djathtë do të startojë Calabria, me Rodriguez në të majtë. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë identike me atë që humbi ndaj Juventusit: Kessié, Bakayoko dhe Calhanoglu në mesfushë; ndërsa “tridenti” sulmues do të përbëhet nga Suso, Piatek dhe Borini.

FORMACIONI (4-3-3): Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

LAZIO – Disa dyshime për Simone Inzaghi në formacionin fillestar, që do të hedhë në “San Siro”. Porta ka “pronar” Strakoshën. Në mbrojtje mungon përsëri Radu, i dëmtuar. I vetmi i sigurt në këtë repart duket Acerbi, ndërsa do të konkurrojnë për dy pozicione të tjera Luiz Felipe, Bastos, Patric dhe Wallace. Në mesfushë, Marusic nuk është në më të mirën e tij, ndërsa në të djathtë duhet të “patrullojë” Romulo, me Lulic në të majtë. Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic në qendër të këtij reparti. I skualifikuar është Badelji. Në sulm, prapa Immobile, duhet të veprojë Correa.

FORMACIONI (3-5-1-1): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Romulo, Milinkovic Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa; Immobile.

BILANCI – Në total, janë luajtur 151 sfida mes Milanit dhe Lazios në Serie A. Në nivel statistikor, kuqezinjtë kryesojnë me 64 fitore, 59 barazime dhe 28 humbje. Në ndeshjet e luajtura në shtëpi nga Milani, dominimi i tij është edhe më i qartë: 43 fitore, 23 barazime dhe 9 humbje.

Related posts

LIVE/ Starton super sfida Manchester United-Liverpool

Delo.autor

Fadil Vokrri, një vetërrëfim mbi jetën dhe karrierën: Nga lavdia me Prishtinën, tek oferta e Juventusit

Sadik.Autor

PUBLIKOHEN FORMACIONET ZYRTARE/ Ja si rreshohet Katari dhe Senegali

F.autor

Leave a Comment