Futboll Sport

Gjoka: Në këto momente shihet kush janë miqtë e vërtetë të Vllaznisë…

Vllaznia gjendet para një sfide tejet delikate në javën e 31-të të Superiores. Humbja e fundjavës së shkuar, në shtëpi, me Luftëtarin, e ka bërë edhe më kritik pozicionin për mbijetesë të kuqebluve. Trajneri Ernest Gjoka ka marrë votësbesimin e drejtuesve të klubit, por e di fare mirë se nuk ka rrugë tjetër përveç fitores me bardhezinjtë, në “Loro Boriçi”.

Çdo rezultat tjetër e “shumëzon me zero” punën e tij në stolin e skuadrës shkodrane. Siç raporton “ShkodraNews”, referuar konferencës për shtyp të teknikut kryeqytetas, Gjoka ka vlerësuar analizën e bërë në fillimjavë:

“Në mbledhjen e zhvilluar erdhën përsonalitete të bashkisë dhe sportit. Gjithmonë, në momente të vështira duhet t’i ndihmojmë njerëzit. Në këto momente shihet kush janë miqtë e vërtetë të Vllaznisë. Vllaznia nuk është e Nestit, por e gjithë qytetit. Prandaj, nuk duhet të mungojë mbështetja ndaj skuadrës”.

Më tej, duke iu referuar ballafaqimit të nesërm me Laçin, që do të luhet në orën 16:00, në “Loro Boriçi”, trajneri kuqeblu shtoi: “Jemi munduar ta lëmë pas humbjen me Luftëtarin. Kemi biseduar gjatë këtë javë dhe shpresoj që futbollistët ta kenë marrë sinjalin pozitiv. Pres që të gjithë të japin maksimumin. Kjo skuadër nuk është për të qenë në këtë moment kaq të keq.

Ndaj Laçit do të ndryshoj mentalitetin. Ne këtë grup lojtarësh kemi dhe mendoj se ndryshimet do të jenë të vogla, por e rëndësishme është që ato që do të hyjnë në fushë të japin maksimumin. Nëse besojmë tek vetja dhe ndryshojmë mentalitetin, them se do t’ia dalim.”

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Rinovon mbrojtësi Mone, klubi i Kategorisë së Parë ka 400 milionë lekë në dispozicion

Delo.autor

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Isa.Autor

Ky është futbollisti që ndjente që një ditë do të luante për Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment